utorak, 22. srpnja 2008.

Kujtime nga Medreseja e femrave në Tetovë

Kujtime nga Medreseja e femrave në Tetovë

A thua ?! A thua. ecëm hapave të jetës nëpër katër vite, katër dimra, katër pranvera dhe katër vera? Dhe nga adoleshent u rritëm u poqëm u skalitëm e u mësuam? Po mundimet e kësaj cope të jetës nuk na gjunjëzuan, ishim kaherë të luhatshëm por s'u thyem.
Ashtu kryelartë çaluam, vrapuam por kurrë nuk u penguam. Katër vite, katër sprova, katër copëza jete dhe katër suksese. Sa mallëngjim, sa prekje, sa gëzim, sa ethe sa suksese.
Po kush jemi ne tani ?? Mos jemi ende të papjekur ?! Nuk e dijë, por e di se portretet tona flasin dhe do flasin se kemi qenë dhe jemi brezi i cili ka ditur të ballafaqohet me betejat e së keqes dhe sot e vërteton këtë, pasi një shoqëri e mrekullueshme pati zanafillen ne këtë medrese..
Ishte përkrahja e mbështetja shoqërore që lehtësonte çdo situatë të ndërlikuar e të vështirë, që shtonte argëtimin e zbavitjet. E tash jemi maturante, na presin shumë provime të reja, ndër ta edhe ai i dhënies së matures më i dashuri për ne. Të jemi të gatshme t`ia falim gabimet njera tjetres, kështu do të ndjehemi më mirë dhe më të lumtura. Të jemi krenare, të guximshme, dhe më të guximshme, pasi jeta na ofron një sfidë për të provuar guximin..
Koha kërkon më shumë se shumë, të paktën të shkojmë bashkë me të se nuk e dijmë se çka ka pergaditur jeta për ne, por të sigurt se pas vetes po lëmë përjetimet e kujtimet më të ëmbla që do ti bartim në zemrat tona e do na ndjekin në çdo hap të jetës e do mbasin të skalitura gjithmon..
Me ose pa dashje erdhi fundi, më shtatori nuk do të simbolizoj hapjen e dyerve të shkollës për të na pritur plot gjallëri e buzëqeshje. Medreses e momenteve të kaluara bashkë po u themi LAMTUMIR. PAQË, PËRGËZIME SUKSESE .

Nga: Hafsa XHEMAILI (maturante ne medresen e femrave ne Tetovë)

ponedjeljak, 21. srpnja 2008.

Duaja e jasinit në gjuhën shqipe


Duaja e jasinit në gjuhën shqipe

Falemenderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut xh.sh.Krijuesit të botërave.Salatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut Muhammedin s.a.v.s,gjithashtu mbi familjen e tij fisnike,mbi shokët-as-habët e tij besnik,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën rrugën e pejgamberit dhe do ta ndjekin deri në ditën e gjykimit.
1.O Zoti ynë, prano prej nesh veprat tona Ti din dhe dëgjon gjithëçka, prano pendimet tona, Ti je Ai që pranon dhe fal shumë.
Na udhëzo kah e drejta, Na udhëzo në rrugën e vërtetë, për hir të jasinit na i fal gabimet dhe na i mbulo të metat tona, shpëtona o Bëmirës dhe Mëshirues i Mëshiruesve, vetëm Ty të lavdërojm o Zot i botërave.
2.O Zoti ynë,pas pranimit të leximit të Kur’anit dhe jasinit,bënja hedije shpirtit të pejgamberit tanë dhe shpirtërave të familjes së tij të ndershme dhe fisnike,as-habëve dhe pasardhësve.le të jetë Allahu xh.sh.i kënaqur me ne dhe me ata.
3.O Zoti ynë,këtë leximin e jasinit hedije ia bëjmë edhe shpirtërave të baballarëve tanë,nënave tona ,motrave tona,fëmijëve tanë,të afërmëve –farefisit,shokëve tanë,mësuesve tanë,si dhe të gjithë besimtarëve-muslimanë qofshin të gjallë apo të vdekur.
4.O Zoti ynë,Mëshirues i mëshiruesve,shprehim dëshirat tona që Muhammedin s.a.v.s. ta shpërbleni me shpërblimet më të çmueshme që gjinden në Madhërin Tënde.
5.O Zot ynë,i lutemi Madhërisë Tënde që të na përgjigjesh në lutjet tona,dhe na i bën kabull,sepse mëshira Yte është e pakufishme.Amin


Përktheu nga boshnjakishtja: Zemrije Xhemaili

subota, 19. srpnja 2008.

Xhelal ef. xhemaili: "Tevbeja-pendimi"


Hutbe: “Tevbeja-pendimi”

Falenderimet i takojnë Allahut,Zotit të botërave.Vetëm Atij i falemi,Atij i nënshtrohemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë,që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falemenderohemi Allahut që na ka bë besimtarë,dhe që na bëri ummeti i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të).Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër besimtarë!
Allahu i Madhëruar në një ajet Kur’anor thotë:
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Kur’ani a.m. në shumë vende,por edhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s qart na tregojnë se Allahu xh.sh. njeriun e ka krijuar ia dha formën më të përsosur dhe më të bukur dhe mendjen për t’i bë respekt,apo nderim Allahut xh.sh,Krijuesit të botërave,dhe për t’ia aritur këtijë qëllimi njeriut i duhet feja e cila është ushqim shpirtëror për njeriun.
Vëllezër besimtarë!
Allahu xh.sh. na thirën neve për në rrugë të drejtë me anë të së cilës fitohet edhe xhenneti nëse e ndjekim atë,dhe Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:
“All-llahu thërret për në Xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.”(Junus,25)
“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.”(Junus,26)
“E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.”(Junus,27)

E vërtet është se me gjithë krejtë çka na ka dhënë Allahu neve don të na e lehtësojë,dëshiron ndaj neve të jetë i mëshirshëm dhe fisnik,mirëpo një numër bukur i madhë nga njerëzit nuk duan t’i përgjigjen, nuk duan t’i përmbahen asaj që Allahu e ka parapa dhe prandaj bien në shkatërim,enden rrugëve të gabuara,njëri tjetrit i bëjnë zullum dhe padrejtësi në mënyra të ndryshme.
Edhe përkundër devijimit të tyre thirja e besimit gjithnjë i thëret që t’i kthehen Krijuesit të tyre.Kënaqësia e Allahut, për shkak të kthimit të njeriut të humbur te Ai, është e papërshkruar.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin (tevben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e i humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt” duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë”. (Muslimi)
Vëllezër besimtarë!
Nuk ka njeri pa gabime,sepse njeriu është sikur një puntor që punon në mulli ose në fabrikën e çimentos,dhe nuk ka shansë që ai mos të zhytet me pluhurin e miellit apo çimentos.Prandaj mos ta humbim shpresën tek Allahu xh.sh,por të mbledhim fuqi dhe sa ma parë sa nuk është bërë vonë të bëjmë tevbe-pendim,sepse dyert e teobes gjithnji janë të hapura te Allahu xh.sh. për njerëzit.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë”. (Zumer, 53-54)
Këtij pendimi nuk guxon të i mungon nijeti i sinqertë njëashtu vendosmëria dhe vullneti i flaktë,pas të cilës njeriu nuk guxon përsëri të kthehet në paregullsi morale dhe erësirë prej të cilës ka dalur.Por duhet të jetë nji kthim triumfal të cilit i gëzohet Allahu xh.sh. dhe njiherit është edhe fitore e njeriut mbi dobësitë e veta, t’i shkulë rënjët e gjinaheve dhe pasioneve të veta dhe të marë një drejtim të imanit, bamirsisë dhe rrugës së drejtë.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë”. (Tirmidhiu)
Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi, se tevbeja (pendimi dhe largimi nga gjunahet) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte.
1. Ai duhet që menjëherë të largohet nga mëkati,
2. Duhet që me zemër të bëhet pendimi për kryerjen e tij.
3. Duhet që paluhatshëm të vendoset që asnjëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.
Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri atëherë pendimi ka katër kushte: tre që i përmendëmj më parë dhe (i katërti) borxhin t'ia kthejë atij që i ka borxh. Nëse borxhi është i natyrës materiale atëherë të njëjtin ia kthen, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mundësojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të cilin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor-atëherë do t'ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar.
Vëllezër besimtarë!
Do ta përfundojmë me nji ajet Kur’anor ku Allahu i plotfuqishëm thotë:
“O ju që besuat, kini frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, por vetëm duke qenë myslimanë (besimtarë)“ (Ali-Imran:102)
Prandaj vllezër besimtarë!
Secili prej nesh sa jemi gjallë dhe kemi mundësi duhet të bëjmë teobe-pendim nga gjynahet tona,dhe njiher e përgjithmonë ti drejtohemi islamit të pastër duke i aplikuar-duke i çuar në vendë të gjithë urdhërat e Allahut Fuqiplot,për arsye se jemi lindë musliman duhet të jetojmë si muslimanë dhe duhet të vdesim si muslimanë të vërtetë,për ate se nëqoftëse nuk punojmë kështu neve na pret denim i rëndë në ket botë kalimtare dhe gjykim i gjatë dhe i vështirë në Ditën e Gjykimit,kur do të dalim para Allahut Fuqiplot.
Më në fundë vllezër i bëjmë dua-lutje Allahut Fuqiplot që të na falë neve,familjet tona dhe të gjithë muslimanët pa marë parasysh se ku jetojnë ata.Allahu na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe: E pregaditi Xhelal ef. Xhemaili,fsh. Sedllarcë

ponedjeljak, 7. srpnja 2008.

Amra Xhemaili: " A e duam pejgamberin s.a.v.s.më tepër se vetveten??

A e duam Pejgamberin s.a.v.s. më tepër se vetveten??
Si filim dua që cdonjëri t`ia parashtroj vetes k`të pyetje: A e duam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? Çdokush le t`ia parashtroj vetes k`të pyetje.Nëqoftëse përgjigjesh ,po e dua Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem),atëher duhet ta dish se dashuria ndaj tij ka disa detyrime.Pra se ta shfaqësh dashurinë tënde ndaj Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)pyete veten: A e përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? A e praktikon atë që ai ka urdhëruar? A I jep përparësi urdhërit(porosive)të Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) apo mendimeve dhe dëshirave tua? Etj…Lexues I nderuar! A edin ti se kur muslimani përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)All-llahu i`a kthen shpirtin Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) që t`i kthej selamin atij që e përshëndet.Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:”Kur muslimani më përshëndet me selam All-llahu ma kthen shpirtin që t`ia kthej selamin.”(Transmeton Ebu Davudi). Kur ti thua: “Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”,një melek shkon te Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe I thotë: “filani,i biri i filanit të përshëndet me selam.”Vallë!!!Ti a nuk don që të pranosh``selam``nga Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)më I dashuri I All-llahut? Në realitet kështu duhet të jenë lidhjet tona me të Dërguarin e All-llahut,lidhje të forta e të qëndrueshme.
Lexues i nderuar! Athua,nuk e meriton i Dëguari i All-llahut që ta duam më shumë sesa fëmijët,bashkëshortet,vetveten dhe sesa të gjithë botën dhe gjithë cka në të?Përcillet nga Enesi që thotë: Pejgaberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk do të jetë besimtar dikush nga ju përderisa unë të jem më i dashur tek ai se sa prindërit e tij,fëmijët e tij dhe se të gjithë njerëzit".(Buhariu).Shih se sa të nevojshëm do të jemi për Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) Ditën e Gjykimit,kur për herë të parë dotë takosh Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe me lejen e tij do të pish nga burimi I pashtershëm “KEUTHERI” dhe pas kësaj nuk do të shtohet etja kurrë.Thuaj vetes,”o vetja ime”deri kur kështu,deri kur do të vazhdosh që të lësh anash dashurin ndaj të Dërguarit,deri kur do t`u japësh përparësi epsheve? Përderisa ai të mos jetë më i dashur edhe se prindërit,fëmijët,pasuria,vetvetja dhe se gjithë njerëzit,kjo do të thotë se nuk është I plotësuar besimi.Të ndalemi te një tregim: “Një here Omer ibën Hattabi ishte duke ecur me Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), deshi t`ia zbusë zemrën Omerit r.a. dhe e kapi për dore dhe vazhduan të ecin.Omerit r.a. iu dridh trupi nga ky gjest që bëri Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe i tha: O I Dërguari I All-llahut,unë të dua ty më tepër se cdo gjë,përvec vetes sime. Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i thotë:” Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im,derisa të jem më I dashur edhe se vetja jote”. Mendo rreth kësaj.Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nuk u pajtua me Omerin r.a. ndaj tij derisa atij nuk i`u ndryshua zemra,ajo tregon drejtësin dhe qartësinë e të folurit dhe u deklarua se Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është më i dashur te Omeri edhe se vetja. Omeri r.a. nuk foli derisa nuk e vërtetoi se pse duhet që Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të jet më I dashur edhe se vetja.Kur atij ju kujtua Dita e LLahtaris së Madhe(Dita e Gjykimit) dhe për cilin do të ket nevojë atë ditë,pastaj i`u kujtua Xhenneti ku nuk do të mund të hyjë me veprat e veta pos me dashurinë ndaj Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu bë e qartë se për të do të ket më tepër nevoj,prandaj edhe e deshi më shumë se veten.“MBJELL NË CDO SEKOND NJË TESPIH,NË CDO MINUT NJË IDE, NË CDO ORË NJË VEPËR”…Aid el-Karni"
Nga: Amra XHEMAILI( I-A)

subota, 5. srpnja 2008.

Shpirti i ummetit është arsimi




Shkruan: Ajla XHEMAILI( klasa e 5)

Fjala arsim do të thotë:edukim i brezave të rinjë.Sepse arsimi është një edukim për çdo ummet.Të gjithë njerëzit duhet të punojnë për ummetine tyre. Lumturia gjendet mu në të , në ummetin.Pa arsim njerëzit do të ishin të hutuar në këtë botë dhe nuk do të dinin se ç`është leximi.Për tu arsimuar një i moshuar është shumë vonë , sepse ai ka kaluar kohën e rinisë,dhe mendja e ti nuk është njëjtë si mendja e një të riu.Njeriu sa është i ri duhet pak të mendoj:”Mos vallë jam gabim që nuk mësoj e nuk punoj për të arritur gjënë e vlefshme”!!!...Pastaj kur të plakem ndoshta s`kam forcë dhe mendje për tu arsimuar!!??..Prandaj:”Ooo njerëz dieni se arsimi ua sjellë dijen dhe mençurinë!!!”.Nëqoftëse ne prej fëmijërie nuk shkojmë në shkollë për tu arsimuar atëher çka presin gjeneratat tjera që do vijnë pas nesh.??A nuk i shikoni shumicen e pleqëve që nuk dijnë edhe ç`është shkrimi se në kohën e rinisë së tyre ato nuk janë munduar të mësojnë ose edhe nuk kanë pasur mundësi që të shkollohen .Një ummet i pa edukuar nuk mund të jetë i lumtur..“Se edukim,kultura,mësimi,intelegjenca gjenden në “arsim”...” dhe IMAN...

četvrtak, 3. srpnja 2008.

Amra Xhemaili: "Edukata Islame"


Edukata Islame

Edukimi është një formë e vecant,e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për qëllime të posacme,sepse në qoftëse njeriu nuk merr edukatë,ai apo ajo do të rritet në një mënyrë ashtuqë të jetë i pa dobishëm për shoqërinë dhe qëllimet tona.Ne e sajojm njeriun që kur të rritet,ai apo ajo të jetë i dobishëm për shoqërinë. Prindërit janë shkakëtar që sjellin fëmiun në k`të botë,prandaj ato janë të detyruar që përvec ushqimit dhe veshmbathjes ta pajisin fëmiun e tyre me arsimim,edukatë të pergjithshme dhe edukatë fetare. Edukata është fytyra më e pastër. Thotë shkrimtari dhe filozofi gjerman Gëte:” Është dëshirë e përjetshme e baballarëve të shohin të realizuar te bijt e vet dy jetë:atë që u takon vetë bijëve dhe atë që kanë lënë pa realizuar në jetë vetë baballarët.” “Po të ishin nënat e edukuara edhe fëmijët e tyre do të lindnin të edukuar..”
Fëmijët janë pasqyrë e prindërve,nëse ato shohin tek fëmijët gjëra që nuk ju pëlqejn thënë shkurt mosedukim le të kthehen dhe ta edukojn veten duke lexuar libra të veçanta per edukimin e fëmijëve,të mos bëhet vonë pasi riedukimi është më i rëndë sesa vet edukimi.(O njeri,që e pandeh veten për njeri,lexo vetveten). A ka gjë më të bukur sesa kur shohin prindërit të mbjellur në shpirtërat e femijëve të tyre edukatën e si rezultat i kësaj ato e harmonizojn ditën me punë që e kënaqin All-llahun??!!! A nuk është fakt se cdo gjë kur të shtohet lirohet përvec edukatës e cila saherë shtohet bëhet edhe më e shtrenjtë.Bujaria,mëshira dhe durimi janë vityte të njeriut të edukuar mirë thotë(Hasan el-Basri,në librin e tij”NDJEJ SHUSHURIMëN MIKUN NUK E SHOH”) D.m.th. Njeriu i edukuar mirë njihet përmes bujaris,mëshirës dhe durimit.Kurrë të mos mendoj ndonjë prind se rrobat dhe ushqimi janë gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut tënd,gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut është EDUKATA-përkatësisht “Edukata Islame”.Islami sot ka nevojë pë student të suksesshëm në mësime,ka nevojë pë shkenctar që të ndikojn në zhvillimin teknologjik e mbi të gjitha ka nevojë për nëna të suksesshme në edukimin e fëmijëve.
O ju prindër ! Nëse doni që jetën tuaj ta kaloni(jetoni) me nderime,respektime të ndërsjellta,mbjelle tek fëmiu yt edukatën dhe mirëkuptimin,kushtoni kujdes të veçant sidomos edukatës fetare sepse një gjë të tillë e kërkon besimi islam.All-llahu në Kur`anin famëmadh thotë:
“O besimtar ! Ruani vetveten dhe familjen tuaj nga zjarri.” Nëse prindërit fëmijët e tyre i edukojn në frymën islame dhe i udhëzojn të kryejn vepra të mira dhe fisnike,me atë i kanë mbrojtur prej zjarrit njëkohësisht prej vetes kanë hekur një përgjegjësi të madhe.Në të kundërtën,i pret dënimi i All-lllahut xh.sh. Dihet se çdo prind përpiqet që fëmijëve të vet tu lë miraz(trashëgim).Këtë askush nuk do ta sheh për të madhe mirëpo Muhammedi(Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë:”Babai nuk mund ti dhuroj fëmijës së tij dicka më të mirë sesa edukata e mirë” , “Fëmijët e edukuar mirë janë një kapital i madh dhe pasuria më e madhe.E kush ka fëmijë të mirëedukuar nuk duhet t`i frikësohet varfëris në pleqërin e vet.Fëmijë e rritur dhe të edukuar janë pensioni më i mirë.” Madhëria e njeriut fisnik është edukata e tij,ndërsa devotshmëria e sinqert është prejardhja e tij(Hasan el-Basri).
Fëmiu është një pupël në shkretëtir që era e lëviz....
Ibn Kajjimi thoshte: “O ti me vullnet të dobët.Kjo është një rrugë në të cilën u thinj Nuhu plot 950 vjet.U therr në k`të rrugë Jahja,u sharrua me sharr Zekerijahi,u hodh në zjarr Ibrahimi dhe u torturua Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)kurse t`i kërkon Islam të kollajt dhe të leht që të të vijë te këmbët !!!

Nga:Amra XHEMAILI-Sedllarcë

ponedjeljak, 30. lipnja 2008.

Xhelal ef. Xhemaili: "Domethënia dhe rëndësia e hutbes"


Domethënia dhe rëndësia e hutbes
Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun e Madhëruar, Ai që krijoi njeriun dhe e udhëzoi, i Vetëm, i Pashok.Dëshmoj se s'ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v.s.është robi dhe i Dërguari i Tij. Përcolli mesazhin, kumtoi fenë dhe ummetin e urdhëroi vetëm për të mira siç edhe e ndaloi nga çdo e keqe. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe mbi mbarë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë atë deri në Ditën e Fundit.Duke e përshkruar popullin musliman, Allahu xh.sh thotë: “ Jeni populli më i mirë, i zgjedhur për njerëzit, urdhëroni për virtyte të larta, ndaloni nga veset e ulta dhe besoni Allahun”.(Ali-Imran-110).Vëllezër besimtarë!Fjala hutbe është fjalë arabe dhe në përkthim në gjuhën shqipe e ka këtë kuptim,me ligjëru-me mbaj fjalim.Ndërsa hatib do të thotë ligjerues,predikues.Hutbeja kryesore e cila i kushtohet kohës së caktuar është hutbeja e xhumasë,e cila mbahet për çdo të xhuma dhe e kanë për detyrë-borxh të prezentojnë të gjithë muslimanët e moshërritur,të mençur,të shëndoshë dhe të lirë.Këndohet hutbeja në gjuhën arabe pastaj hatibi-ligjëruesi ligjëron në gjuhën e atijë xhemati që i takon,e pastaj falen dy rekat farz të xhumasë.Hutbet të cilat mbahen në kohë të caktuar janë edhe hutbet e dy bajrameve,të cilat mbahen pas faljes së dy rekateve të bajram namazeve,si dhe hutbet të cilat mbahen gjatë kohës së haxhit.Hutbet të cilat nuk kanë të bëjnë me kohën e caktuar janë ligjeratat,va’zet të cilat mundë të mbahen vazhdimisht sipas mundësisë.Hutbeja,sipas dispozitave-rregullave islame ka për qëllim që muslimanëve t’ua mësojë fenë.Për atë është caktuar që hutbeja të mbahet me rastin e tubimeve më të mëdha të muslimanëve ( në xhuma,në bajrame,në haxh etj.).Hutbeja duhet të ndëgjohet me vëmendje të posaçme nga ana e xhematit prezentë,përndryshe nëse bëhet muhabet kur hatibi e këndon hutben,atëhere padyshim kemi bërë një gjunah shumë të madhë sepse kemi mbetur pa xhuma.Këtë e vërteton pejgamberi jonë i dashur Muhammedi s.a.v.s. në një hadithë të tijë ku thotë: “Ai person i cili bisedon-bën muhabet kur hatibi e mban hutben-ligjeron,ai është si gomari i cili mbi shpinë të vet mban nji turmë me libra dhe nuk e din se çka ka mbi shpinën e tijë”.Prandaj e kemi për detyrë që ditën e xhuma kur shkojmë të e falim namazin e xhumasë duhet të jemi të kujdesshëm që mos të biem nën ndikimin-kurthin e shejtanit të mallkuar dhe ta e humbim sevapin e xhumasë,por përkundrazi të bëhemi prej atyre besimtarëve të sjellshëm dhe të ndërgjegjshëm që kur të hijmë në xhami të mos bëjmë muhabete me askendin dhe të sillemi mirë dhe të ulemi në atë vend ku do ta gjejmë të lirë.Kjo është shkurtimishtë domethënia dhe rëndësia e hutbes.
Allahu i Madhërishëm na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.
E pregatiti: Xhelal ef. Xhemaili,
Imam-hatib i xhamisë në fsh.Sedllarcë.