ponedjeljak, 30. lipnja 2008.

Xhelal ef. Xhemaili: "Domethënia dhe rëndësia e hutbes"


Domethënia dhe rëndësia e hutbes
Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun e Madhëruar, Ai që krijoi njeriun dhe e udhëzoi, i Vetëm, i Pashok.Dëshmoj se s'ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v.s.është robi dhe i Dërguari i Tij. Përcolli mesazhin, kumtoi fenë dhe ummetin e urdhëroi vetëm për të mira siç edhe e ndaloi nga çdo e keqe. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe mbi mbarë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë atë deri në Ditën e Fundit.Duke e përshkruar popullin musliman, Allahu xh.sh thotë: “ Jeni populli më i mirë, i zgjedhur për njerëzit, urdhëroni për virtyte të larta, ndaloni nga veset e ulta dhe besoni Allahun”.(Ali-Imran-110).Vëllezër besimtarë!Fjala hutbe është fjalë arabe dhe në përkthim në gjuhën shqipe e ka këtë kuptim,me ligjëru-me mbaj fjalim.Ndërsa hatib do të thotë ligjerues,predikues.Hutbeja kryesore e cila i kushtohet kohës së caktuar është hutbeja e xhumasë,e cila mbahet për çdo të xhuma dhe e kanë për detyrë-borxh të prezentojnë të gjithë muslimanët e moshërritur,të mençur,të shëndoshë dhe të lirë.Këndohet hutbeja në gjuhën arabe pastaj hatibi-ligjëruesi ligjëron në gjuhën e atijë xhemati që i takon,e pastaj falen dy rekat farz të xhumasë.Hutbet të cilat mbahen në kohë të caktuar janë edhe hutbet e dy bajrameve,të cilat mbahen pas faljes së dy rekateve të bajram namazeve,si dhe hutbet të cilat mbahen gjatë kohës së haxhit.Hutbet të cilat nuk kanë të bëjnë me kohën e caktuar janë ligjeratat,va’zet të cilat mundë të mbahen vazhdimisht sipas mundësisë.Hutbeja,sipas dispozitave-rregullave islame ka për qëllim që muslimanëve t’ua mësojë fenë.Për atë është caktuar që hutbeja të mbahet me rastin e tubimeve më të mëdha të muslimanëve ( në xhuma,në bajrame,në haxh etj.).Hutbeja duhet të ndëgjohet me vëmendje të posaçme nga ana e xhematit prezentë,përndryshe nëse bëhet muhabet kur hatibi e këndon hutben,atëhere padyshim kemi bërë një gjunah shumë të madhë sepse kemi mbetur pa xhuma.Këtë e vërteton pejgamberi jonë i dashur Muhammedi s.a.v.s. në një hadithë të tijë ku thotë: “Ai person i cili bisedon-bën muhabet kur hatibi e mban hutben-ligjeron,ai është si gomari i cili mbi shpinë të vet mban nji turmë me libra dhe nuk e din se çka ka mbi shpinën e tijë”.Prandaj e kemi për detyrë që ditën e xhuma kur shkojmë të e falim namazin e xhumasë duhet të jemi të kujdesshëm që mos të biem nën ndikimin-kurthin e shejtanit të mallkuar dhe ta e humbim sevapin e xhumasë,por përkundrazi të bëhemi prej atyre besimtarëve të sjellshëm dhe të ndërgjegjshëm që kur të hijmë në xhami të mos bëjmë muhabete me askendin dhe të sillemi mirë dhe të ulemi në atë vend ku do ta gjejmë të lirë.Kjo është shkurtimishtë domethënia dhe rëndësia e hutbes.
Allahu i Madhërishëm na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.
E pregatiti: Xhelal ef. Xhemaili,
Imam-hatib i xhamisë në fsh.Sedllarcë.

subota, 28. lipnja 2008.

Konfirmohet prania e akullit në Mars


Konfirmohet prania e akullit në Mars

Kërkimi vazhdon për prova të përbërësve organikë në planetin Mars. Sipas shkencëtarëve në Agjensinë Amerikane të Hapsirës, sonda e Nasës Feniks, ka konfirmuar praninë e ujit të ngrirë pranë sipërfaqes së planetit.
E shtunë, 28 Qershor 2008 11:19

Ata presin dhe më tepër zbulime në këtë fushë, ndërsa krahu robotik i sondës së hapësirës po siguron kampione të tjera nga sipërfaqja e planetit. Sonda-robot e Nasës, Feniks, nisi të gërmojë në sipërfaqen e planetit Mars me krahun e saj robotik, muajin e kaluar. Pamjet e para të një hendeku të vogël, 1cm nën nivelin e sipërfaqes, treguan që shkencëtarët gjetën atë çka po kërkonin: akull të krijuar nga uji. Këto pamje, të marra në 15 qershor, tregojnë disa kube të vegjël të bardhë, në qoshen e pamjes. Katër ditë më vonë, ato nuk ishin më. Shkencëtarët mendojnë se akulli avulloi pasi u ekspozua në ajrin marsian. " Ne e gjetëm provën që donim të gjenim për të treguar se ky material i shndritshëm, është akull i krijuar nga uji , dhe jo ndonjë substanë tjetër". Roger Launius është një historian i hapsirës në Muzeun Kombëtar të Hapsirës në Washington DC. "Është jashtëzakonisht domethënëse, sepse uji, kryesisht në trajtë të lëngshme, por uji në përgjithësi është elementi bazë që në lidhje me karbonin, krijon jetën. Kështu që, uji i pranishëm atje dhe ndoshta i pranishëm në sasi të mëdha, mund të nënkuptojë se ka pasur zhvillim jete në Mars". Shkencëtarët shpresojnë që të marrin dheun dhe akullin në kuti laboratorike në sondë, për analiza. Kështu mund të përmirësohet dhe më tej informacioni për historinë klimaterike të planetit të kuq dhe provat e mundshme për ekzistencën e elementëve organikë. Chris McKAy është shkencëtar i Nasas: "Nëse do të mundeshim të tregonim fillimin e jetës dy herë në të njëjtin sistem diellor, atëherë kjo mund të na tregojë ne, në mënyrë përfundimtare se jeta është një gjë e zakonshme në univers". Sonda Feniks mbërriti në Mars në 25 Maj. Grupi i shkencëtarëve pret që të mësojë më tepër për tokën dhe akullin e Marsit në muajt e ardhshëm. /mm/
Marur nga: www.mesazhi.com

petak, 27. lipnja 2008.

Vihet gurrthemeli i Paraleles së shtrirë të vajzave – Tetovë




Vihet gurrthemeli i Paraleles së shtrirë të vajzave – Tetovë
Më datë 24 qershor, Bashkësisë Islame të Maqedonisë iu shtua edhe një objekt i ri arsimor. Gjegjësisht, në këtë ditë, në Tetovë u vu gurrthemeli i Paraleles së Shtrirë të Vajzave, e cila do të funksionojë nën drejtorinë e Medreses Isa Beu.
Në këtë manifestim ishin prezent: Kryetari i BIM Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari Gjeneral i BIM H. Afrim ef. Tahiri, Atasheu për kulturë i Ambasadës Turke, Drejtori i Medreses Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi, myftinj, imamë, mysafirë dhe dashamirë të arsimit dhe të Islamit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Drejtori Ibrahim Idrizi foli për veprimtarinë e Medreses Isa Beu dhe për planet e zgjerimit, që kjo medrese i ka parashikuar për të ardhmen. Më pas, Myftiu i Tetovës, H. Alifikri ef. Esati, i falemderoi të gjithë të pranishmit dhe dashamirët për nderimin që i bëhet kësaj paraleleje. Myfti Alifikriu gjithashtu falemderoi donatorin që ka ndihmuar në ngritjen e këtij tempulli të dijës.

Edhe donatori Oskan Gogsal, falemderoi BIM dhe Myftininë e Tetovës që i kanë mundësuar të japë donacion në një objekt të dijës, siç është ky i Paraleles së shtrirë të vajzave. “Jam krenar që jam sot në mesin tuaj dhe që më lejuat ta realizoj ëndrrën time të kamotshme për të investuar në një tempull të dijës Islame”, tha mes tjerash Oskan Gogsal, donatori nga Turqia.

Ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, theksoi se “Dora që përkund djepin, edukon Kombin” dhe se me vënien e këtij gurrthemeli, ne po investojmë në të ardhmen më të arsimuar të kombit dhe të fesë sonë. Ai edhe një herë falemderoi donatorin dhe të gjithë pjesëmarrësit në emrin e Tij personal dhe në emrin e BIM. Në vijim do ta ndiqni fjalimin e plotë të Reis Ul Ulemasë:
Qoftë i Bekuar ky Themel
Të respektuar vëllezër e motra, mysafirë të nderuarMë lejoni që të gjithë juve tu përshëndes në emrin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe në emrin Tim personal me përshëndetjen më të përkryer Islame – Eselamu Alejkum...
Sot jemi mbledhur këtu për të vendosur gurrë themelin e medrezes Isa Beu – Paraleles së Shtrirë të vajzave. Me këtë rast ne nuk vendosim themelin vetëm të një shkolle, por njëherë ky është gurrë themel për ardhmërinë tonë, për një bazament më të shëndoshë të fesë tonë të përkryer Islame.
Më lejoni të kthehem disa vite pas. Pikërisht në vitin 1984, ku u vunë gurrë themeli i Medreses Isa Beu në Shkup. Atëherë mbretëronte komunizmi, i cili në thelb përpiqej ta shkul besimin ndaj Zotit nga i gjithë njerëzimi. Por edhe në ato kohëra të mundimshme dhe shumë të rrezikshme, kishte njerëz që dashurinë ndaj Allahut të Plotfuqishëm nuk e ndërruan me asgjë. Madje punuan dhe investuan në shërbim të fesë, për ta mbajtur gjallë besimin dhe traditat gjyshërore.
Disa vite më vonë, Rijaseti i Bashkësisë Islame të Maqedonisë në vitin 2004 arriti që në Tetovë të bën hapjen e Paraleles së Shtrirë të Vajzave. Këshilli Arsimor i “Medreses Isa Beu”, në qershor të vitit 2004 shpalli konkursin për regjistrimin e nxënëseve të rregullta në vitin e parë. Fillimisht u paraqitën 22 vajza. Numri i tyre rritej nga viti në vit. Ndërsa sot ky numër është shumëfishuar. Kjo është edhe arsyeja kryesore Është një kënaqësi e veçantë kur ëndrra e një shoqërie bëhet realitet. Këtë vit do të mbledhim frutat e një pune të stërmadhe që na u deshën vite të tëra sakrificë e mund për ta arritur këtë sukses.
Falë edhe donatorit, gjegjësisht VAKIFIT i cili tregoi gatishmëri ta jetëson këtë hap tonin, a njëherit të investon në ardhërinë e fëmijëve tanë dhe gjeneratave të reja.
E shfrytëzoj rastin që në emrin e Bashkësisë Islame dhe në emrin Tim personal, z. OSKAN GOGSAL ta falemderoj nga shpirti e nga zemra dhe e lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblen më gjithë të mirat nga thesari i Tij i pashtershëm.E kaluara jonë, gjithmonë do ta ndjek ardhmërinë tonë. Veprat e mira që i bëjmë në këtë jetë, do të na shpërblehen në jetën e amshueshme. Prandaj vëllezër (motra), është koha që planet tonë të kahmotshme t`i jetësojmë për të mirën e gjeneratave të reja.
Me ligjin e ri për arsim të mesëm, çdo prind është i detyruar ta dërgon fëmijën e vet në shkollë. Hapja e kësaj paraleleje do t’i mundëson edhe femrës myslimane një shkollë adekuate, me ç’rast, askush më nuk do të ketë guximin që ta drejtojë gishtin nga nënat myslimane, me përbuzjen se ato janë pa shkollë. Fjala e urtë thotë se: Dora që përkund djepin, edukon edhe kombin. Ne me këtë hap, investojmë në edukimin e nënave që do ta edukojnë kombin tonë. Vëllezër (motra) të nderuar, më lejoni që këtë fjalim ta përmbylli me thënien e profetit Muhamed a.s.: “Parajsa është nën këmbët e nënës”.
Pra Allahu Fuqiplotë e Bekoftë këtë tempull të diturisë, të arsimit Islam në vendin tonë dhe Allahu i Plotfuqishëm i bekoftë të gjitha ata që do të ndihmojnë në kompletimin e kësaj paraleleje. Edhe një herë pra, Qoftë i Bekuar ky Themel.


Marur nga: www.bim.org.mk


nedjelja, 22. lipnja 2008.

Dua hatme nga nxënësit e xhamisë në fsh.Sedllarcë


Falemenderimet dhe lavderimet të qofshin Ty o Allah,Krijues i botërave,sundues i dytës së gjykimit.
Me datë 11-06-2008, u organizu manifestim me rastin e dua hatmes.Si në çdo xhamijë ashtu edhe në xhaminë e fsh.Sedllarcë nxënësit e këtijë fshati e ndjekin mësimbesimin fetar,edhe ate nji numër bukur i madh.Sukseset janë evidente në nivel të lartë,duke marë parasysh interesimin e vet fëmijëve për mësim,gjithashtu edhe interesimin e prindërve dhe intersemin e hoxhollarëve.
Mual-limi i kësaj xhamie Muhamed ef. Ismaili jep kontribut të madhë në mësimin dhe edukimin e gjeneratava të reja të këtijë fshati.Këtu në këtë foto janë fëmijët të cilët bëjnë hatme,dmth.e kanë përfunduar leximin e Kur’anit dhe kanë mësuar rregullat mbi islamin,dhe në këto raste organizohen manifestime nga ana e hoxhollarëve,të cilët manifestime gjatë do të mbahen mend në kujtesat e besimtarëve të këtij fshati.
Xhamija e fsh.Sedllarcë në komleksin e xhamisë posedon mektebin ku mësojnë nxënësit,gjithashtu në oborë gjindet shadrvani i cili i jep nji bukuri të posaçme xhamisë.Gjithashtu xhamija posedon bibliotekën "DITURIA" e cila është e pasur me mbi se 1500-libra me karakter fetar dhe shkencor.Kjo bibliotekë u themelua në vitin 2004.Xhamija e ka këshillin drejtues që përbëhet prej disa anëtarëve në krye me myteveliun Nuri Ismaili.Xhamija ka dy punëtor-hoxhollarë aktivë,dmth. Imamin Xhelal ef.Xhemaili dhe Muhamed ef. Ismaili mualim-muezin.
Nga Xhelal ef. Xhemaili

nedjelja, 15. lipnja 2008.

Dy shkollat e reja fillore të fsh.Sedllarcë


Dy shkollat e reja fillore të fsh.Sedllarcë.
Nga Xhelal Xhemaili

Një pamje e bukur e fsh. Sedllarcë



Një pamje e bukur e fsh.Sedllarcë.

Nga Xhelal Xhemaili

subota, 14. lipnja 2008.

Xhamia dhe shadërvani,fsh. Sedllarcë


Kjo xhami është e ndërtuar në vitin 1971,në vendin e xhamisë vjetër që datonte nga koha e turqve osmanli.Kurse renovimi i saj bëhet në vitin 2003 nga vet kontributi i fshatarëve.

Fshati Sedllarcë e epërme


Fshati Sedllarcë e epërme

Ky fshat shtrihet nën rëzën e malit shar,afër autostradës Tetovë-Gostivar.Sedllarca e epërmë numron 350 shtëpi dhe ka afro 2000 banor,të gjithë me përkatësi shqiptarë-musliman.Shumica e banorëve janë gurbetqinj-në emigrim,në vendet e ndryshme të europës perendimore,kurse edhe nji numër i konsiderueshëm po miret me bujqësi.Fshati edhe pse jo aq i pasur,e posedon xhamin e re shkollën e re dhe ambulancën e re,dhe ujë sjellsin e vet dhe të gjitha këto objekte janë ndërtuar dhe regulluar me kontributin e vet fshatarëve,(e nga shteti nuk ka patur asnjiher ndihmes).

Xhamija e fsh.Sedllarcë në kompleksin e vet posedon mektebin ku mësojnë nxënësit,gjithashtu në oborë gjindet shadërvani i cili i jep nji bukuri të posaçme xhamisë.Gjithashtu xhamija posedon bibliotekën "DITURIA" e cila është e pasur me mbi se 1500-libra me karakter fetar dhe shkencor.Kjo bibliotekë u themelua në vitin 2004.Xhamija e ka këshillin drejtues që përbëhet prej disa anëtarëve në krye me myteveliun Nuri Ismaili.Xhamija ka dy punëtor-hoxhollarë aktivë,dmth. Imamin Xhelal ef.Xhemaili dhe Muhamed ef. Ismaili mualim-muezin.
Nga Xhelal ef. Xhemaili