nedjelja, 22. kolovoza 2010.

MEVLUDI NË TREVËN E POLLOGUT - DIKUR DHE SOT*

MEVLUDI NË TREVËN E POLLOGUT - DIKUR DHE SOT*

Mr. Elez ISMAILI

Hyrje
Mevludi, pa dyshim, paraqet një begati të çmueshme të kulturës islame të popullit shqiptarë, rrënjët e të cilit na çojnë shekuj më parë kur edhe në trevat tona mevludi këndohej turqisht dhe, kuptohet, ishte i shkruar me grafi osmane.

Por ajo që e ka mbajtur gjallë një manifestim aq të rëndësishëm është vetë fakti se tradicionalisht mevludi është kënduar edhe në xhami edhe në ambiente shtëpiake, madje pjesë të tëra mevludi janë mësuar përmendësh nga vetë xhemati, dhe kështu është ngulitur thellë në shpirtin dhe ndërgjegjen e çdo besimtari të devotshëm, për ta ndier thellë në zemër dashurinë ndaj Pejgamberit tonë, duke e konsideruar edhe si obligim fetar të përmotshëm, por ka qenë edhe bindja, që buron nga një varg i mevludit, me karakter thjesht utilitar,ku thuhet se atë mot që këndohet mevlud në një shtëpi nuk e gjen “asnjë qeder e asnjë bela”.

Duke u bazuar në njërin nga përkufizimet e mevludit, “se mevludi është manifestim, solemnitet që organizohet edhe për raste gëzimi, që shton gëzimin familjar, dhe raste hidhërimi, që zbut zemrën e çdo besimtari, që pakëson vuajtjen, dhimbjen”[1] , në trevën e Pollogut mevludi trajtohej dhe sot trajtohet thuajse si dispozitë fetare, edhe kur bëhet fjalë për mevlude kushtuar lindjes së Muhammedit a.s., po ashtu edhe për mevludet me pretekste tjera. Ndoshta thënia “dispozitë fetare” vret keq, por është më se e vërtetë dhe lidhet me një realitet që mund ta dëshmojnë gjeneratat e para të Pasluftës, por dua të besoj se kjo bindje ka mbretëruar edhe më herët. Konkretisht për ditëlindjen e Pejgamberit, nëse një shtëpi nuk ka bërë mevlud, është konsideruar si e dalë feje. [2]

DY - TRI FJALË PËR TETOVËN DHE GOSTIVARIN

Tetova dhe Gostivari janë dy qendra të rëndësishme ekonomike, shoqërore, kulturore, arsimore, me objekte të rëndësishme të infrastrukturës që e zbukurojnë Rrafshin e Pollogut.
Sidomos në kapërcyellin e mijëvjeçarit që e lamë pas, transformimet kapitale në të gjitha sferat e jetës bënë që Tetova të jetë qendër e dy universiteteve dhe sa e sa institucioneve tjera kulturore por edhe vatër shembullore e lëvizjeve shoqërore e politike të këtij nënqielli.

Por këtyre dy qyteteve u japin një bukuri të rrallë edhe objektet fetare të ngritura me djersën e besimtarëve të kësaj ane, që janë dëshmi e manifestimit të ndjenjave të thella fetare, manifestim i besimit të çiltër islam dhe përndritje e gjithë asaj që i tejkalon shabllonet e ekzagjeruara të globalizmit, sepse universalizmi dhe përpjekja e njerëzve tanë për të qenë në mesin e të barabartëve është pikësynim koherent që dita ditës bëhet realitet dhe është rrugë që na shpie drejt bardhësive të jetës.

Njeriu ynë, për të gjitha të mirat, para së gjithash, i është mirënjohës All-llahut xh.sh. Ashtu ka qenë edhe ngaherë. Dhe, si gjithë bota islame, dëshiron ta manifestojë atë përveç se me namaz, edhe me forma tjera ibadeti. Njëra ndër format më të popullarizuara gjithsesi është edhe këndimi i mevludit, që në trojet shqiptare është i pranishëm që nga koha kur ende nuk ishte shkruar mevlud në gjuhën shqipe.

Por për tërësinë gjeografike për të cilën jam përcaktuar të paraqes disa të dhëna relevante shtrirja kohore nuk shkon aq larg.

HAPAT E PARA DREJT KËNDIMIT SHQIP

Në bazë të dhënave që arrita t’i siguroj, del se këndimi i mevludeve ndërmjet dy luftërave botërore, por edhe herët, është kënduar kryesisht turqisht. Arsyeja dihet: hoxhallarët, edhe ata që nuk ishin turq shkollimin e kishin kryer ose në Turqi ose në medresetë e vendit por në gjuhën turke. Përmenden me gishta vetëm emrat e disa hoxhallarëve, si: Besim efendiu i Pirokut, hafëz Ameti i Përshefcës, që ka shërbyer në Toplicë, pastaj nxënësi i Hafëz Ametit dhe zëvendës i tij -hafëz Bexheti i Toplicës, hafëz Izair Ramadani (h. Izair Tetova), [3] , hafëz Shefi Emruli, imam në fsh. Kalishtë, rrethi i Gostivarit, rrugën e të cilit e ndjek edhe i biri, hafëz Selimi dhe i fundmi i kësaj familje që ka kënduar Mevludin e Elbasanit,[4] është hafëz Adem Emruli.[5] Përveç hoxhallarëve të përmendur, gjithsesi duhet përmendur edhe emrat e Rexhep ef. Vokës, molla Jahës, molla Hazirit të Shipkovicës që kanë kënduar mevlud shqip dhe, për dallim prej vendeve tjera, edhe në atë kohë janë kënduar Mevludi i Shkodrës, Mevludi i Kosovës dhe Mevludi i Hafëz Ali Korçës. Nga haxhi Nexhmudin Haziri (1932) mora mjaft të dhëna për këndimin e mevludit në Shipkovicë, madje aty për aty, duke dashur të jetë sa më bindës për atë që thotë, më këndoi një strofë nga mevludi i Hafëz Ali Korçës, si dëshmi se në këtë katund është kënduar edhe ky mevlud:
Njeri je njeri, Perëndi je s’themi
Po je aq’ i madh sa s’e merr dot kalemi.[6]


Kisha pretendime se mevludi shqip të jetë kënduar nga më shumë hoxhallarë që kanë jetuar mes dy luftërave botërore, por një gjë të tillë asnjëri nga bashkëbiseduesit nuk ma tha, edhe pse për nga mosha janë afër të tetëdhjetave. Por janë të besueshme të dhënat e tyre se i dinin me emër e mbiemër hoxhallarët e parë që kanë zënë të këndojnë shqip, qoftë në Tetovë, në Gostivar apo nëpër katundet për rreth dhe se këndimi i mevludit shqip, sipas tyre, u intensifikua në “Kohën e Shipnisë”, kur edhe fillon depërtimi i botimeve në gjuhën shqipe. Që do të thotë se mevludi i Tahir ef. Popovës ose i Hafiz Ali Ulqinakut u gjetën në duart e hoxhallarëve tanë, dhe filluan të përdoren si në qytet po ashtu edhe nëpër fshatra. Por kjo nuk do të thotë se u ndërpre tërësisht këndimi turqisht. Në të vërtetë për nga alfabeti ishte i njëjti mevlud por për nga gjuha, siç u tha, ishte version shqip i shkruar nga autorët e sapopërmendur. Por me daljen në dritë të versionit me alfabet shqip, thuajse në njëfarë mënyre u bë version zyrtar i mevludit që është përdorur jo vetëm në Tetovë e Gostivar por edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë. Nuk është aspak për t’u çuditur nëse edhe sot gjen ndonjë hoxhë plak që e këndon mevludin e moçëm me alfabet turko-arab. Një, pse është mësuar me të dhe mund ta dijë edhe përmendësh dhe e mban formalisht në dorë. E dyta, se pas përhapjes së versionit me shkronja shqip, flitet edhe si anekdotë, hoxhallarët u frikësuan se më nuk do t’i thërret kush për të bërë mevlud sepse mevludin me shkronja shqip do të mund ta këndonte gjithkush nga anëtarët e familjes. Pra, si duket, e ruajnë me njëfarë xhelozie, por mund të ketë edhe arsye tjera.

Në përgjithësi në trevën e Pollogut, siç u tha pak më lartë, paraprakisht me alfabet turko-arab dhe më pas me alfabet latin, më i përhapur ka qenë mevludi i Tahir ef. Popovës. Por kemi të dhëna se diku tërësisht, e diku pjesërisht është kënduar edhe mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut, që në anën tonë më tepër njihet si Mevludi i Shkodrës. Përmenden Hafëz Minahu i Llomnicës, Hafëz Jusufi i Sellcës, Hafëz Zeqiri i Bogovinës, hafëz Ameti i Përshefcës që ka shërbyer në Toplicë si dhe nxënësi i tij, hafëz Bexheti i Toplicës. Ndërsa prej gjeneratës së re pjesërisht edhe sot, sidomos “ Hallet e vdekjes” i këndojnë Hafëz Ramadani, imam i xhamisë Tabhane, Nasir Xhemaili, imam i Xhamisë së Madhe dhe Shafi Ajdini, imam i xhamisë Muharremçe, pra imamë të xhamive të qytetit të Tetovës. Mund të ketë edhe të tjerë që e këndojnë këtë mevlud, por, ma merr mendja se në të ardhmen duhet gjurmuar a mos është kënduar edhe ndonjë mevlud tjetër, përveç këtyre për të cilët arritëm të sigurojmë të dhënat e prezantuara këtu.

Duke i analizuar format e organizimit të mevludit që nga koha e Pas luftës dhe deri në prag të çerekshekullit të fundit të shekullit XX, dhe që nga ajo kohë deri më sot thuajse janë ruajtur tërësisht konturat e përgjithshme të organizimit të këndimit të mevludit.

Risi e çerekshekullit të përmendur është se fillon të përdoret si në Tetovë ashtu edhe në Gostivar mevludi i Faredin ef. Osmanit, atëherë imam ne Fshatin Reçan, kurse tash imam në Xhaminë e Mëhallës në Gostivar.[7] Sidomos gjenerata e re e përvetësoi shumë shpejt këtë mevlud bile vende-vende ia ka marrë primatin mevludit tradicional. Por kemi raste të evidentuara se njëri prej hoxhallarëve të këndojë mevludin e Tahir ef. Popovës kurse tjetri të Faredin Osmanit. Të shtojmë edhe këtë se të rralla janë rastet kur për mevlud thirret vetëm imami. Por ndodh, sidomos në fshatrat e mëdha që në të njëjtën kohë duhet kënduar dy a më tepër mevlude ( sidomos gjatë Ramazanit) dhe janë të detyruar që këtë shërbim ta bëjë vetë imami, vetë muezini madje angazhohet edhe mual-limi.

Duke pasur për bazë arshinin që përmenda kam konstatuar se në kohën e Paraluftës mevludi që është kënduar turqisht, ka qenë i Sulejman Çelebisë, qofshin hoxhallarë shqiptarë apo turq. Besoj se edhe forma e këndimit shqip e ka ruajtur besnikërisht formën tradicionale të këndimit, mekamit.

Gjithsesi duhet përmendur se faza më e rëndësishme në historikun e këndimit të mevludit në trevën e Pollogut duhet të jetë koha e daljes në dritë e mevludit të Tahir Popovës me shkronja shqip, i cili ka pasur jehonë të madhe dhe është kënduar gati në çdo shtëpi. Por, nuk mund të mos e përmendi një fakt të rëndësishëm që i përket rrugës së depërtimit të këtij mevludi në Tetovë e Gostivar. Është e ditur se lidhjet e këtyre dy qyteteve me Prizrenin, Ferizajn e Kaçanikun, Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Dibrën etj. kanë qenë shumë të forta, si në rrafshin ekonomik, po ashtu edhe në atë kulturo-arsimor. Dhe mundësia e sjelljes së literaturës fetare nga këto qendra të rëndësishme është e pakontestueshme.[8] Për ndonjë material tjetër fetar, po le të ishte edhe ndonjë Ilmihal i vogël, nuk kam të dhëna, por se dorëshkrime mevludesh nga ushtarë kosovarë që u kanë dhënë shokëve të anës sonë ma vërtetuan bashkëbiseduesit e mi. Bëhet fjalë për kohën e Pasluftës, kur edhe merr hov shkrimi dhe leximi në gjuhën amtare. Është koha kur si në Kosovë edhe në Maqedoni erdhi kontingjenti i mësuesve atdhetarë të dalë kryesisht nga Normalja e Elbasanit[9] , që në punën e tyre edukativo-arsimore mbëltuan edhe ndjenjat e çiltra islame. Këtij grupi gjithsesi duhet bashkëngjitur edhe Hafiz Izairin e Pallçishtit,[10] dhe Hafëz Shabanin e Shipkovicës.[11] Në këtë kontekst gjithsesi duhet përmendur kontributin e disa hoxhallarëve të shquar që kanë merita të veçanta për përhapjen e mevludit shqip, siç ishin: Besim efendiu i Pirokut, hafëz Shoipi i Toplicës, Abdylhaqim Dogani, Qemal efendi Aruçi dhe mbarë plejada e hoxhallarëve të asaj kohe që u dalluan edhe për atdhetarinë e pashembullt.

DISA TË DHËNA RRETH CEREMONIALIT TË KËNDIMIT TË MEVLUDIT

Në radhë të parë, në trevën e Pollogut, mevludi këndohet për ditëlindjen e Pejgamberit tonë, Muhammed Mustafasë. Por këndohet edhe për netët e mëdha, siç janë Nata e Kadrit, Nata Regaib, Nata e Vitit të Ri islam. Krahas tyre këndohet edhe për gëzime familjare e edhe për vdekje.

Në përgjithësi, pa marrë parasysh se për çfarë sebepi këndohet, mevludi fillohet me Istigfarin, vazhdohet me ajetin Innallahe ve meleaiketehe jusal-lune alen-nebij dhe me Ala resulina salavatë (ose ndonjë variant tjetër) që përsëritet në fillim të çdo pjese të mevludit, dhe i gjithë xhemati këndon zëshëm salavatet që janë pjesë përbërëse të mevludit. [12] Për dallim nga kjo mënyrë tradicionale, mevludet që këndohen nëpër salla, fillohen me tekbire dhe salavate. [13]

Pjesa e parë e mevludit fillon me vargun All-llah emnin ta përmendim daima, dhe vazhdon deri te Fatihaja dhe Salavatet që këndohen për shpirtin e autorit të mevludit. Pas çdo dyvargëshi përcillet nga i gjithë xhemati refreni All-llah-All-llah, ja All-llah! Diku vazhdohet edhe në pjesën e dytë,por ka vende që kjo përcjellje vazhdon deri te salavatet që këndohen në këmbë.

Salavatet në këmbë thuajse gjithkund na dalin njësoj. Xhemati ngrihen në këmbë posa fillohet me këndimin e dyvargëshit që mund të paraqesë edhe kulmin e këtij këndimi e që është:
Leu Sulltani dinit islam n’atë zemanë
Tokë e qiell u mbushën me nur gjithë sa janë.
Salavatet që këndohen në këmbë janë:
Essalatu vesselamu alejke, ja Resulall-llah!
Essalatu vesselamu alejke, ja Habiball-llah!
Essalatu vesselamu alejke, ja hajre halkil-lah!


Salavati i fundit diku zëvendësohet me Ja shefijall-llah ose me Ja hajrel-evveline vel-ahirinë!

Këtu merr fund pjesa e parë e mevludit dha zakonisht këndohet një ose më shumë ashere, nga hoxhallarët si dhe nga xhemati. Ka raste, sidomos viteve të fundit, që në këtë vend të këndohen ilahi e kaside. Nëse këndimi bëhet në ndonjë vend të hapur, në vend të salavateve tash më tepër zënë vend ilahitë.[14] Ndërmjet pjesës së parë dhe të dytës, edhe në të kaluarën edhe tash bëhet një pushim i shkurtër sa për të pirë sherbet. Zakonisht kanë qarkulluar dy-tre bardakë sherbet. Kjo traditë ruhet ende, por viteve të fundit, kryesisht në objekte hoteliere për çdo xhemat sherbet jepet në gota të vogla plastike. Kur mevludi këndohet në xhami nuk pihet sherbet, por në oborr të xhamisë për tërë xhematin shtrohen tabaka me llokume e sheqerka.

DUAJA

Në fund të mevludit bëhet duaja. Para se të bëhet duaja këndohet tri herë Kulhuvall-llahu. Të rralla janë rastet kur këndohet ndonjë ashere. Tradicionalisht duaja është kënduar arabisht dhe shqip. Më së shumti është kënduar duaja e mevludit të T. Popovës, kurse kohëve të fundit më shumë dëgjohet duaja e mevludit të Faredin Osmanit. Nuk janë të rralla rastet kur imamë më me përvojë kanë krijuar dua të veçanta për raste të veçanta: për raste vdekjeje mbizotërojnë notat elegjiake, kurse për raste gëzimi mbizotërojnë notat shpresëdhënëse për një mirëqenie sa më dinjitoze.

DISA TË DHËNA ETNOGRAFIKE

Si në të kaluarën, ashtu edhe sot thirrja për mevlud është bërë dhe bëhet në mëngjesin e të njëjtës ditë kur vendoset që të këndohet mevludi. Në të kaluarën janë thirrur kryesisht anëtarët e familjes së ngushtë, kurse tash, varësisht nga rasti, thirren edhe miqësia ( kur mevludi organizohet në objekte hoteliere).

Në kohën e Pasluftës nuk kanë mundur të thërrasin më tepër se një tryezë burra, sepse populli ka qenë në varfëri të madhe. Këtu është fjala për mevlude që lidhen me raste vdekjeje dhe që e kanë konsideruar si obligim fetar të patjetërsueshëm. Për net të mëdha, si në atë kohë ashtu edhe tash mevludet janë organizuar dhe organizohen nëpër xhamia. Viteve të fundit mevludet që organizohen nëpër objekte hoteliere janë kryesisht manifestime me karakter familjar dhe jo organizime të këshillave të xhamive ose të ndonjë asociacioni me relevancë shoqërore.

Në të kaluarën i është kushtuar më tepër kujdes organizimit të mevludeve gjatë muajit të mevludit që ndryshe njihej si Hana e Mevludit. Madje ka pasur raste kur ndonjë xhemat që s’ka mundur për natën e 12 të bëjë mevlud, e ka rezervuar këtë datë për vitin e ardhshëm (sipas Mahmut ef. Zeqirit). Ky interesim për këtë natë edhe sot është aktual, por kryesisht këtë privilegj dëshirojnë ta kenë familjet e pasura. Përveç natës së 12 të Rebiul-evvelit, sikurse edhe në trevat tjera shqiptare, mevlude janë organizuar edhe për net të tjera të mëdha, si për Natën e Kadrit, ME rastin e Vitit të Ri Islam-Hixhretit, si organizime me karakter të përgjithshëm. Ndërsa si manifestime me karakter familjar konsiderohen mevludet që organizohen në rastin e lindjes së fëmijës (për akika), me rastin e hyrjes në shtëpi të re, në raste synetllëku që lidhen me ditë të caktuara kur edhe kryhen këto akte rituale. Para 3-4 dekadash është kënduar mevlud edhe kur kanë therur pastërma, gjegjësisht “gulerë”, siç quhen në popull. Në Malësinë e Tetovës kemi evidentuar edhe dy raste karakteristike. Sipas molla Selman Bilallit , në këto anë janë kënduar mevlude edhe për bereqet, që nuk përmendet as në krahun tjetër të Tetovës, as në anën e Gostivarit. Kurse rasti tjetër lidhet me fshatin Shipkovicë. Sipas haxhi Nexhmudin Hazirit, dikur në këtë fshat, i zoti i shtëpisë ka thirrur anëtarë të familjes dhe xhematë për të kënduar mevlud dhe pas mevludit nuk është shtruar darkë, por i kanë gostitur të ftuarit o me patate, o me gështenja të ziera. E dikush ka bërë edhe ndonjë tatli.

Kjo ka qenë forma më e lehtë që kanë mundur ta bëjnë edhe familjet e varfra, vetëm e vetëm që mos mbeten pa bërë mevlud. Siç shihet po na dalin edhe organizime të këtilla të mevludit. Me këtë rast do të shënoj edhe një qëndrim interesant të Faredin ef. Osmanit,që ka të bëjë me një formë të papëlqyeshme të organizimit të mevludit që është evident. Në anën tjetër ai nuk lë pa përmendur edhe karakterin humanitar të këtij manifestimi fetar. Ai e çmon lartë organizimin e mevludeve, dhe tubimet e këtilla i konsideron si një miniakademi solemne. Si raste të papëlqyeshme i konsideron rastet kur dikush u dashka të bëjë mevlud “pse ia ka ngrënë bukën dikuj”, dhe tash u dashka “t’ia kthej të mirën me të mirë”. Me çka bie në ujë porosia e Pejgamberit tonë, kur thotë: La tusal-lib il-la mu’minen, ve la je’kul teameke il-lettekijj-Mos e shoqëro askënd përpos besimtarit, dhe mos ia jep ushqimin tënd askujt përpos të devotshmit. Kurse aspektin humanitar e sheh në faktin se edhe fukarenjve u mundësohet që të jenë pjesë e xhematit që pas mevludit të hajë një drekë apo darkë dhe se duaja e tij është shumë më me peshë dhe i buron nga thellësia shpirtit. Po të njëjtat konstatime patën edhe imamët e fsh. Gradec.

MEVLUDI PËR RASTE VDEKJE

Mevludi për raste vdekjeje ka kritere të caktuara dhe këto kritere i diktojnë rrethanat shoqërore të kohës. Në të kaluarën nuk ka qenë adet të shpejtohet me këndimin e mevludit, sepse për këto raste mevludi paraqet aktin e fundit të ta’zijes ( ardhjes për ngushëllime) dhe me këndimin e mevludit bijat shkojnë nëpër shtëpitë e veta. Pra nuk shpejtohej që mos lihej përshtypje se bijat përzihen nga shtëpia e babës. Kjo e dhënë është e rëndësishme edhe për aspektin etnologjik të kundrimit të kësaj dukurie që dikur ka qenë shumë me peshë. Ndërsa sot, sado që mundohen ta respektojnë këtë ligj të pashkruar, për çka edhe ne jemi dëshmitarë, mevlud këndohet edhe të dytën apo të tretën ditë. Por këto janë raste specifike kur bijtë e merhumit a merhumes janë me punë jashtë vendit dhe rrezikojnë të humbin vendin e punës. Kur jemi te gurbetçinjtë, kemi të dhëna se të shpeshta janë rastet kur mevludin e të vdekurit e lënë për disa muaj më vonë, gjegjësisht atëherë kur e marrin pushimin, mu për arsyen që e përmendëm.

Në të kaluarën, edhe në kohën e zisë së bukës, pra në kohë krize, prapë se prapë për raste vdekjeje kanë kënduar mevlud, madje edhe duke hyrë në borxh. Arsyeja ka qenë që familjarët mos përgojohen dhe bota mos thonë: “ Nuk ia bënë si duhet rendet e vdekjes”.(Sipas Hafëz Salisë së Bogovinës). Pra, siç duket, kjo ka të bëjë me nderin e familjes, por ndoshta ka edhe një doze fanatizmi të tepruar. Kurse sot shumë kush më parë pranon të mos bëjë mevlud se sa të hyjë në borxh.

Po të krahasojmë organizimin e mevludit të para 30-40 vjetëve me të sotshmit, mund të konstatohet se në organizimet e dikurshme ka pasur më shumë mundësi që ky tubim të shfrytëzohet edhe për mbajtjen e ndonjë vazi a nasihati, varësisht nga sebepi (preteksti) i këndimit të mevludit. Një formë e tillë edhe sot ka mundësi të organizohet më lehtë në ambientet familjare, kurse në organizimet e viteve të fundit nëpër objekte hoteliere, sipas bashkëbiseduesve që ballafaqohen gati për çdo ditë me këtë problem, është e pamundur të përcillet ndonjë mesazh ashtu si ka hije. Bile-bile ata nuk ngurojnë të theksojnë një dukuri që për mendimin tonë është i shëmtuar: në një kënd të restorantit këndohet mevlud, ndërsa në anën tjetër ke të organizuar babina ose ndonjë solemnitet familjar grash.

Lidhur me organizimin e mevludeve në vende të hapura,sidomos verës, edhe në këto anë ka arsyen e vet. Në radhë të parë që fjala e gjallë të arrijë edhe te ai auditor që më pak i është përkushtuar jetës shpirtërore. Mos qoftë fjalë e rëndë, po mund të thuhet se kjo është njëra prej mundësive që edhe profileve të ndryshme të shoqërisë sonë t’i mundësohet të dëgjojë historinë e kënduar të Pejgamberit tonë, respektivisht atyre që rrallë hyjnë në xhami.

Është e udhës të përmend edhe një detal, që nuk përkon me kohën e sotme. Në të kaluarën, pas këndimit të mevludit, hoxhës i është dhuruar një maramë e vejtur në shtëpi dhe është konsideruar si peshqesh me kimet.(Sipas hafëz Sali Misimit).

Në të kaluarën thuhet se gjatë këndimit të mevludit nuk ka pasur “zinete” ( zbukurime) përcjellëse si sot,por kjo nuk do të thotë se kanë munguar fare. Edhe vetëm salavatet dhe asheret e kanë plotësuar mozaikun e mevludit. Nuk janë zgjeruar më tepër që të pranishmit të jenë sa më të përqendruar në perceptimin e gjithë asaj që lidhet me jetën dhe misionin e shenjtë të Pejgamberit a.s.. Por edhe nuk ka pasur forma tjera, që do t’u ofronte kënaqësinë shpirtërore dhe emocionuese që ofron teksti poetik i mevludit. (Kurse sot kjo kënaqësi arrihet përmes programeve radio-televizive, inçizimeve në video, në cd, dvd-ve dhe përmes asaj që ofron interneti). Madje nuk ka bërë vaki që të shkurtohet mevludi, kurse sot ndodh e kundërta: shkurtime sa të duash e diku-diku pjesët përcjellëse zënë vend më tepër se vetë mevludi dhe përcillen edhe me video bime. Shkurtimi i mevludit ka qenë akt i kritikueshëm, bile edhe janë thurur anekdota që lidhen me atë pjesë që është anashkaluar më shpesh: ngjarja për qengjin që ia kishte helmuar një jahudi Pejgamberit.

Sa i përket anës melodike të mevludit, në trevën e Pollogut, është ruajtur mekami tradicional, karakteristik për këndimin e mevludit. Si mevludi i Tahir ef. Popovës edhe ai i Faredin ef. Osmanit kanë të njëjtin mekam, kurse mevludi i Shkodrës ka specifikat e veta, që janë çështje që më mirë mund t’i vlerësojnë muzikologët. Por, nuk bën të lihet pa u përmendur se mevludet që këndohen në trevën e Pollogut, si për nga ana strukturore, përmbajtjesore, stilistike, gjuhësore etj. i përmbushin të gjitha kriteret që i takojnë një vepre me vlera të larta artistike, ashtu siç i ka hije një vepre në të cilën shkrihen mrekullueshëm hyjnorja me njerëzoren, në përputhje të plotë me postulatet islame, por, pse jo, edhe me postulatet mbarënjerëzore, mbasi këndohet jeta e njeriut më të lëvduar në rruzullin tokësor, që All-llahu xh.sh. e dërgoi mëshirë për mbarë njerëzinë.

Viteve të fundit është duke u përhapur dukuria e këndimit të mevludit vetëm për gra. Dikush mund të mendojë se kjo nuk ka qenë në traditën tonë. Është e vërtetë se nuk ka qenë në ato përmasa siç mund të jetë sot, por gjatë viteve të ’50-ta dhe të ’60-ta në Pirok po edhe në ndonjë fshat të afërm, hafëz Mahmut Zeqiri pohon se nëna e tij, hafëze e njohur, në atë kohë u ka kënduar grave pjesët “Hallet e vdekjes” dhe “Hallet e vorrit” nga Mevludi i Shkodrës. Ky fakt na lë të besojmë se mund të ketë pasur edhe gra tjera që kanë kënduar mevlud, e mos bëjmë fjalë për gra që kanë kënduar fëmijë, siç është e njohur në popull, që u kanë mësuar elifin, shartet,suret por edhe hafëzllëkun.

Në trevën e Pollogut, por besoj edhe në përmasa më të gjera, këndimi i mevludit, qoftë nëpër xhamia apo nëpër pallate të kulturës, u motivua nga programet TV satelitore kryesisht nga kanalet tv turke, saqë nuk ka pasur objekt hotelier që nuk e lëshonte ndonjë nga kanalet turke që transmetonte drejtpërdrejt mevludin nga ndonjëra nga xhamitë më reprezentative të Turqisë.

ÇËSHTJET KONTESTUESE RRETH KËNDIMIT TË MEVLUDIT

Si çështje të parë të kontestueshme do të përmendja atë nuk ka të bëjë me vetë mevludin si këndim fetar, por ka të bëjë me një çështje krejt dytësore, dhe ka ngelur në memorien kolektive të popullit, sepse është pak e dhimbshme. Arsyet mund të jenë të natyrave të ndryshme por është e vërtetë se në fillim këndimi i mevludit në shqip nuk ka qenë i mirëpritur, dhe sipas mendësisë së asaj kohe është menduar se turqishtja është gjuhë më e dashur te Zoti.[15]

Edhe lidhja e duarve gjatë këndimit të salavateve në këmbë ka qenë diskutabile më shumë në të kaluarën e më pak në ditët tona. Ka pasur hoxhallarë që kanë kundërshtuar lidhjen e duarve sepse njeriu i lidh duart vetëm kur është në namaz. Ndërsa pala tjetër është e mendimit se lidhja e duarve bëhet në shenjë respekti ndaj Pejgamberit a.s. por edhe si terbije (disiplinë) në kryerjen e këtij riti fetar. Në lidhje me këtë çështje, sa për ilustrim, do të përmendi edhe mendimet e dy hoxhallarëve të njohur të Tetovës: atë të Xhemil efendiut dhe të vëllait të tij, Bedajet efendiu. Asnjëri nuk e kanë kontestuar këndimin e mevludit dhe se,sipas Xhemil efendiut, është sevap të këndohet për të vdekurit. Kurse sipas Bedajet efendiut sevape kanë edhe të gjallët edhe të vdekurit. Në Tetovë janë të njohura edhe qëndrimet e Garib Efendiut dhe të molla Selmanit, si dhe qëndrimi i Bedri Efendiut, që përkojnë me atë të Hasan ef. Nahit.

Ja edhe dy raste se si hoxhallarët tanë në mënyrë të tërthortë, përmes shembullit personal, kanë përcjellë mesazhet e tyre se sa është e arsyeshme të këndohet mevlud për të vdekurit. Molla Jaha i Shipkovicës nuk e ka lëvduar këndimin e mevludit për të vdekur. Madje ai për vete paska lënë amanet që mos i këndojnë mevlud, por ditën e arifesë të therin kurban dhe i gjithë mishi t’u shpërndahet fukarave dhe ta përjetojnë si duhet gëzimin e Bajramit. Edhe hafëz Ademi mevludin për ditëlindjen e Pejgamberit dhe për netët e mëdha assesi nuk e ka kontestuar, por për raste vdekje ka pasur qëndrim tjetër. Megjithatë edhe në mevlude të tilla ka marrë pjesë dhe assesi nuk ka injoruar dëshirën e xhematit. [16]

Më mbetet të shtoj se qëndrimi i gjeneratës sonë, që kemi mësuar në Medresenë e Prishtinës dhe kemi qenë përkrahës të denjë të idesë për kultivimin e mevludit dhe masovizimin e tij, sidomos kemi qenë të mobilizuar nga një letërqarkore që Hasan efendi Nahi e shpërndau në Kosovë e Maqedoni në fillim të viteve të ’70-ta, i cili kishte qëndrim të prerë se mevludi me çdo kusht duhet të kultivohet dhe të merr karakter të mirëfilltë të solemnitetit fetar.

U mundova të zbuloj ndonjë të dhënë ose ndonjë fenomen analog që ka të bëjë me një besëtytni që kishte qenë dikur. Thuhet se në fshatrat e Malësisë së Sharrit është besuar se kur është kënduar mevlud për një të vdekur, për të cilin është bërë nijet, shpirti i merhumit ardhka të dëgjojë atë këndim. Kjo nuk ka të bëjë me parimet islame. (Sipas mulla Selmanit). Të njëjtën gjë ma ka pohuar edhe haxhi Xhemaili i Pallçishtit, i vetëdijshëm se është bid’at dhe se nuk ka bazë fetare. Edhe pse motivi shtytës është shumë i fuqishëm, prapë se prapë nuk është përhapur, edhe pse në asnjë rast nuk e anashkalova këtë pyetje para hoxhallarëve me të cilët kam biseduar dhe shpreheshin me skepticizëm se ka mundur të ketë një bid’at të tillë.

Po ashtu më ka interesuar të gjej ndonjë shembull analog me atë që haset në krijimtarinë popullore boshnjake që ka të bëjë me një rit familjar. Në të vërtetë nëna apo gjyshja në vend të ninullave, për të vënë në gjumë fëmijën, u paskan kënduar pjesë nga mevludi. Konstatova se diç të tillë nuk ka dëgjuar asnjëri nga hoxhallarët e intervistuar. Bile më thanë se as ndonjë sure apo ndonjë këndim tjetër me karakter fetar nuk është dëgjuar t’i këndojë nëna fëmijës.

EDHE NË MIJËVJEÇARIN E TRETË, NË VAZHDËN E TRADITËS ME ELEMENTE TË REJA

Gjithsesi një kapitull më vete duhet të paraqesë organizimi i mevludit që nga viti i parë i mijëvjeçarit të tretë, ku tashmë janë ngjizur format tradicionale të këndimit me format e moderuara, madje edhe me përcjellje instrumentale, gjë që as që mund të merrej me mend para jo më pak se dhjetë vjet. Madje dita-ditës mevludi po del jashtë xhamisë dhe organizohet nga shoqata të ndryshme që në programet e tyre, jo se nuk ruhet ajo që është thelbësore, por del si punë diletantësh dhe humbet vlera e mirëfilltë e mevludit. Fatmirësisht në krye të disa asociacioneve kulturore që organizojnë manifestime fetare, të përqendruara më shumë në Tetovë, qëndrojnë në radhë të parë individë me përgatitje solide fetare, por nuk janë të profilizuar për një veprimtari të tillë.[17]

Për dobitë e mevludit mund të thuhet me pak fjalë: Nëpërmjet mevludit ne manifestojmë përkatësinë tonë si pjesëtarë të ummetit tonë-duke dëshmuar se i besojmë All-llahut xh.sh. dhe se ndjekim rrugën e Muhammed Mustafasë. Me këtë rast ne shprehim qëndrimin tonë kosmopolit se i takojmë një bashkësie mbarënjerëzore dhe një qytetërimi që është i ngulitur thellë në pjesën më të madhe të popullit tonë, nga njëra anë, kurse në anën tjetër përmes manifestimeve të mevludit ne forcojmë lidhjet tona familjare dhe miqësore me ata që e ndajmë të mirën dhe të keqen bashkë.


PËR FUND: KY SESION SHKENCOR DHE OBJEKTIVAT E TIJ

Me vetë faktin se qysh në vitet e tetëdhjeta është mbajtur një seminar në Gostivar mbi mevludin dhe karakterin fetar të tij,shihet qartë se interesimi për ta studiuar këtë lloj të krijimit artistik, që është pjesë integrale e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore e popullit tonë, nuk ka munguar dhe ka shërbyer si nxitje për t’u marrë edhe më seriozisht me këtë çështje. Ka pasur polemika të një pas njëshme, por askush nuk e ka kontestuar mevludin i bid’a hasene (si risi e pëlqyer), duke u mbështetur në argumente historike dhe logjike. Qëndrimi i ulemave të kësaj ane përkon me qëndrimet e dijetarëve më të njohur të botës islame, siç janë Ibni Hazheri, Ebu Shame, El-Xhezeriu, Ibën Dihje, Es-Sujuti etj., se mevludi nuk i takon kategorisë së ibadeteve, siç është namazi, agjërimi etj. po as që mund të krahasohet me Bajramet. Individët që kanë qenë më të prirë për të polemizuar janë bazuar në hadithin e Pejgamberit “Kul-lu bid’atin dalale...” që është një qëndrim i atij grupi puritanësh, që frikësohen mos krijohet kulti i personalitetit, por ata harrojnë se asnjë alim nuk ka proklamuar se shënimi i ditëlindjes së Pejgamberit është obligim fetar. Por është thënë dhe thuhet vazhdimisht e kundërta: se është një traditë e bukur që edhe në këtë mënyrë të thjeshtë, duke kënduar mevlude, të manifestojmë dashurinë dhe respektin tonë ndaj njeriut që është krijuar mëshirë për mbarë njerëzinë.

Këtë Sesion shkencor unë do ta kisha karakterizuar si mevlud mbi mevlude, ku në mënyrë objektive dhe mbi baza të shëndosha shkencore të bëhet vlerësimi real i mevludit ashtu siç është ngjizur në mendjen dhe shpirtin e popullit tonë, por do të duhet të japë edhe format më të qëndrueshme që ky manifestim shekullor të mbijetojë, sepse mevludi në shumë mjedise gjithnjë e më tepër po e humb kuptimin e vërtetë dhe merr karakter formal, në vend që të ruhet ajo që është thelbësore: që duke kënduar jetën e Pejgamberit tonë, ta përkujtojmë atë sikur të jetë në mesin tonë dhe t’i japim fjalën se do të ndjekim rrugën e tij deri sa të jemi gjallë.

Përveç tjerash ky sesion duhet të përcjellë edhe këtë mesazh: A s’është koha që në të ardhmen të mos merremi me poema, panagjerike, apokrife e hagiografi shenjtorësh dhe oshënarësh, që na u bënë pjesë e jetës sonë, kurse ndaj vlerave tona shpirtërore të silleshim me mospërfillje dhe të mbanim qëndrim letargjikësh. Besoj se është koha që mos e marrim nëpër këmbë mundin e ulemave, hoxhallarëve tanë që jetuan në kushte shoqërore e politike shumë të rënda, por arritën që mesazhin e pastër islam ta përcjellin me shumë sakrifica deri në ditët tona.

Mevludi si lloj i krijimit i artistik dhe si manifestim praktik i ndjenjave të adhurimit, gjithnjë ka ndikuar në fisnikërimin dhe edukimin shpirtëror të njeriut dhe lidhshmërinë e tij për litarin e Zotit. Duke e njohur sa më thellë krijimtarinë letrare artistike të proveniencës islame në trojet tona, ku zë vend të rëndësishëm edhe mevludi, ne bëjmë një hap kolosal në qëmtimin e thesarit tonë të pasur për t’i përcaktuar vendin e merituar në kuadër të trashëgimisë sonë mbarëkombëtare. Do të shtoj edhe një të dhënë që lidhet me realitetin boshnjak. Nuk është aspak e rastësishme që me themelimin e Institutit të studimeve boshnjake, në kuadër të Bashkësisë kulturore boshnjake “Preporod”, njëri prej aktiviteteve të para ka qenë vënia në binarë shkencorë studimin e mevludit, madje duke organizuar tryeza të rrumbullakëta që tashmë janë tradicionale dhe mbahen në Blagaj, nën patronatin e Muftinisë së Mostarit dhe të Kuvendit Komunal të këtij qyteti.[18] Do të dëshiroja që edhe ky Sesion shkencor të ndjek po këtë rrugë.



_______________
• Kumtesë e lexuar në Sesionin shkencor “Mevludi tek shqiptarët”, 29 prill 2009., Prishtinë. Organizuar nën patronatin e Bashkësië Islame të Kosovës.
[1] Shih: Faik Luli- Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2002, f. 9
[2] Sipas hafëz Shoip Mustafit, i cili shton se për sebepe tjera, mevludi nuk është konsideruar kategori e domosdoshme, sepse për raste vdekjeje më shumë është kënduar qelime, sesa mevlude. Madje, kalimthi po përmendi edhe këtë të dhënë se për qelime janë marrë një lloj i posaçëm i tespiheve prej xhamive më të njohura të qytetit ose të disa fshatrave. Sipas mulla Selman Bilallit, kjo praktikë e marrjes së tespiheve merr fund me ardhjen e Aqif Efendisë në krye të Muftinisë së Tetovës. Është e qartë se pas këndimit të mevludit ose të qelimes është shtruar bukë. Këto të dhëna vlejnë si për rajonin e Tetovës, po ashtu edhe për atë të Gostivarit
[3] Që ka kryer shkollimin në Shqipëri dhe ka shërbyer si hoxhë atje. Arrita të siguroj të dhëna për Rexhep ef. Vokën e Shipkovicës, dhe për bashkëvendasit e tij, Molla Jaha e molla Haziri, që kanë këndur mevludin shqip njëherazi me alfabet arab e pastaj me alfabet shqip.
[4] Sipas dr. Nehat Krasniqit, autor i këtij mevludi paska qenë Ali Elbasani dhe këtë mevlud e paska shkruar me alfabetin e Hoxhë Vokës së Shipkovicës.
[5] Hafëz Shefi Emruli ka lindur më 1884 kurse ka ndërruar jetë më 1947. Si imam në fsh. Kalishtë ka shërbyer deri më 1937. I biri, hafëz Selimi bën detyrën e imamit deri më 1946, kur bie në burg për shkak të moszbatimit të urdhrit për kolektivizimin e fshatit. Lirohet më 1949, por nuk jetoi gjatë pas daljes nga burgu. Nga viti 1952 detyrën e imamllëkut në Kalishtë e vazhdon hafiz Adem Emruli, i cili më 1953 shpërngulet në fsh. Reçicë e Vogël, kur këtu nuk kishte xhami, por të gjitha namazet dhe manifestimet fetare janë organizuar në shtëpinë e tij. Këto të dhëna i mora nga z. Asllan Emruli, i lindur më 1953. Punëtor afarist. Ka të kryer Shkollën e mesme hotelierike.
[6] Shih: Hafiz Ali Korça, Mevludi-Lindja e Pejgamberit (Përgatitur për shtyp nga Dr. Feti Mehdiu), Prishtinë 1992, f.12.
[7] Faredin ef. Osmani është i lindur në Reçan, ku e ka kryer skollimin fillor, kurse të mesmen, Medresenë “Alaud-din”,në Prishtinë. Ka ndjekur studimet në Arabinë Saudite.
[8] Vetë kam pasur rastin të shohë shumë botime fetare, abonentë të cilave kanë qenë hoxhallarë dhe intelektualë tjerë, të cilëve këto botime u kanë ardhur në rrugë postare.
[9] Në historiografinë e shqiptarëve të ish- Federatës jugosllave, kjo kohë u karakterizua si “fitorja më e madhe e revolucionit socialist”.
[10] Haxhi Xhemail Kadriu pohon se h. Izairi e ka kënduar Mevludin e Shkodrës, edhe pse ishte më i rëndë për ta kënduar, por për të nuk ka paraqitur problem, sepse ai atje ka kryer shkollimin dhe ka shërbyer si imam në Shqipëri.
[11] Për hafëz Shabanin kuptova se shkollimin e ka kryer në Prizren, por ka shërbyer në disa fshatra të Shkodrës, si në Repisht, Drisht dhe Dragoç.
[12] Në Gradec në pjesën hyrëse të mevludit ka qenë traditë, që vazhdon edhe sot, të këndohet bashkërisht me xhematin 33 herë Estagfirullah, 33 herë All-llahumme sal-li ala sejjidina Muhammed ve ala ali Muhammed. Kurse para duasë thuhet 33 herë Lailahe il-lall-llah, ashtu siç këndohet për Kelimei-teuhid
[13] Në manifestimet për hir të kësaj feste që organizohen nga Bashkësia Islame ose ndonjë asociacion tjetër, si në Tetovë e Gostivar por edhe në fshatrat ku ekzistojnë salla (si në Bogovinë, në Gradec, në Negotinë, në Çegran, në Zhelinë, në Çellopek, në Tearcë etj.) programin e hap kori me Taleal Bedru alejna, dhe atë arabisht, shqip, madje edhe turqisht.
[14] Meritë të veçantë, që nga vitet e gjashtëdhjeta, për këndimin e ilahive ka Hafëz Mahmut Zeqiri, që e ka me traditë familjare, por mund të ketë ndikuar edhe tradita boshnjake, ngase medresenë e mesme e ka kryer në Sarajevë. Ndikimi i organizimeve boshnjake ka qenë më i shprehur pas diplomimit të studentëve të parë të kësaj ane në FSHI-në e Sarajevës.
[15] Lidhur me këtë çështje pak të dhëna mora nga haxhi Xhemail Kadriu, nga Pallçishti.
[16] Gjatë kohës kur hafëz Ademi ka shërbyer si imam në xhaminë Kadi Çeshme, për Natën e Kadrit vazhdimisht është kënduar mevlud. Pas këndimit të mevludit h. Ademi me një grup xhematlinjsh ka ndenjur tërë natën në xhami, duke bërë ziqër për hir të kësaj nate të bekuar.
[17] Aktualisht si më aktivë këto dy vjetët e fundit janë kori i Bashkësisë Islame, që udhëhiqet nga Abaz Jahja, i specializuar për muzikë në Turqi, Shoqata kulturore studentore “Vizioni M”, Forumi Rinor Islam, Sh.B. “ASR”,koret e medreseve, koret që veprojnë në kuadër të muftinive , si ai i Gostivarit, Strugës, Shkupit, Tetovës etj.
[18] Mevlud u zhivotu i kulturi boshnjaka, Institut za boshnjaçke studije, Boshnjaçka zajednica kulture “Preporod”, Sarajevo, 2000.




LITERATURA E KONSULTUAR:

1 Faik Luli-Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2002.
2 Faik Luli-Islam Dizdari, Hafiz Ali Ulqinaku-jeta dhe veprat, Logos-A, Shkup, 2005.
3 Mr. Taxhedin Bislimi, Mevludi- Historiku dhe dispozitat e tij, ISM-Shkup, 1427/2006.
4 Mevlud u zhivotu i kulturi boshnjaka, Institut za boshnjake studije, Sarajevo, 2000.
5 Sve stvoreno uçini se veselo , Zbirka mevluda, Sarajevo, 1990.
6 Nehat Krasniqi, Mevludet në letërsinë shqiptare me alfabet arab,Revista “Dituria Islame”,viti VI,nr. 30-31,tetor-nëntor 1991,fq.23-28.
7 Dr. Ismail Ahmedi, “Hafiz Ali Korça”, Mevludet në letërsinë islame shqiptare, f. 125, Sh.B. “Logos-A” Shkup, 1419-1999.
8 Hasan Kaleshi, “Mevludi tek shqiptarët”, Zbornik Filozofskog fakulteta, Knjiga IV-2, Beograd 1959.
9 Dr Hasan Kaleshi, Vepra 1 (përgatitur për shtyp nga dr. Feti Mehdiu dhe Safet q. Purellku), Logos-A, Shkup 1996.
10 Feti Mehdiu, “Mevludet dhe shqiptarët”, Revista “Bashkimi paqësor”, viti I, nr.2-3, qershor-korrik 1992, Prishtinë f. 8-9.
11 Hafiz Ali Korça, Mevludi-Lindja e Pejgamberit( përgatitur për shtyp nga dr. Feti Mehdiu), Prishtinë 1992.
12 Beqir Topaloglu, “Mbi mevludin”, Biseda fetare, Stamboll 1999, fq.231-235.

nedjelja, 8. kolovoza 2010.

Për hajrë na qoftë muaji i bekuar i Ramazanit.Xhamia e fsh. Sedllarcë.Tetovë

Mirë se erdhe Ramazan (Përgëzimi dhe urimi gjatë ardhjes së muajit Ramazan)

Mirë se erdhe Ramazan!

Pa dyshim se njerezit zakonisht urojnë dhe përgëzojnë gjërat e mira që u ndodhin njerëzve ne jetë.Ato u përgëzojnë lindjen e fëmijës,hyrjen në punë,dasmat,tubimet miqësore etj., mirëpo ndoshta të paktë janë ata që ua përgëzojnë njëri tjetrit ardhjen e këtij muaji të bekuar, muajit të Ramazanit.

Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve të hershëm duke filluar që nga koha e Muhamedit a.s,do të vërejme se ata ua kanë përgëzuar njëri tjetrit ardhjen e këtij muaji të bekuar.Edhe na muslimanët e sodit duhet ta praktikojm këtë duke ia uruar njëri tjetrit ardhjen e muajit të bekuar.

Pra për hajr na qoftë të gjithëve ky muaj i bekuar i Ramazanit.

ponedjeljak, 19. srpnja 2010.

Hutbe Xhelal ef.Xhemaili: “Veprat e mira që na shpëtojnë në ket botë dhe në botën tjetër.”

Hutbe Xhelal ef.Xhemaili:
“Veprat e mira që na shpëtojnë në ket botë dhe në botën tjetër.”
Falënderimet i takojnë Allahut xh.sh.Salatet dhe Selamet qofshin mbi të dërguarin e tij, Muhamedin (a.s.), familjen e tij të pastër dhe shokët e tij të nderuar.
Të nderuar vëllezër! Në hutben e sodit e pamë të arsyeshme dicka të flasim mbi temën: “Veprat e mira që na shpëtojnë në ket botë dhe në botën tjetër.”
Xhemat të nderuar! Jemi duke I kaluar ditët e bukura të muajit Shaban,muaj i nderuar dhe i bekuar ku duhet të kryhen shumë punë të mira dhe ky është muaj në të cilin duhet të bëjmë para pregaditje për muajin e Ramazani-sherifit.
Xhemat të nderuar! Na si pjestarë të Islamit e kemi patjetër ta ngrisim apo ta forcojmë besimin tonë duke vepruar punë të mira,në çdo vend dhe në çdo kohë.
Vëllezër besimtarë! Kjo botë e ka edhe fundin e vet, andaj askush nuk do të jetojë në të përgjithmonë. Lirisht pra mundë të themi se jemi kalimtarë rasti apo si mysafir dhe duhet të punojmë që të përgatitemi për botën e ardhshme. Një ditë do të kthehemi tek Krijuesi dhe këtë botë do ta lëshojmë njëherë e përgjithmonë,sepse askushi nuk ka mbet këtu i përjetshëm
Por,pas neve do t’i lëmë familjet tona,shokët tanë pasurinë-mallin që e kemi dashur pa masë, si dhe çdo gjë tjetër që kemi fituar gjatë qëndrimit tonë në këtë botë.Por me veti do të marrim vetëm ate që kemi punuar në këtë botë kalimtare.
Allahu xh.sh. na drejtohet neve dukë na thënë: “O populli im,kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja!”(Kur`an, 40:39).
Vëllezër besimtarë! Pejgamberi a.s.në një hadithë thotë:
1)“Në çdo nyje të njeriut ka sadakë,2)Cdo ditë në të cilën lind dielli të pajtosh dy vetë është sadakë,3)të ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij që ta bartë ose ta ngritë në të furnizimin (barrën) e tij është sadakë.4)Fjala e mirë është sadakë.5) Çdo hap që con kah namazi është sadakë.6)Të largoshë nga rruga pengesën është sadakë” (Buhariu dhe Muslimi)
Vëllezër besimtarë! Ky hadithi i pejgamberit shumë mirë na e tregon dhe na e sqaron se cka është sadaka-lëmoshë,por gjithashtu sadaka është edhe të ndihmojshë:
1)Një studentë të shkollohet 2) Sadaka është të mdihmosh vëllaun tëndë musliman pa marë parasysh në cfar pune të hajrit,3) Sadaka është të ndihmojsh edhe një jetimë apo një fukara,4) Sadaka është të ndërtojsh apo të ndihmojshë ndërtimin e një shkolle,nji ambulance,apo ndërtimin e një rruge që shërbenë për interesin e përgjithshëm shoqëror.Sepse pasurin që e kemi në ket botë një ditë do ta lëmë këtu në këtë botë dhe nuk kemi mundësi të e marrim me vete.Shkunë baballarët tanë që na e lan neve,pra edhe na do tua lëmë fëmijve tanë.
Tregohet se një prej halifet e muslimanëve u tha shokve të vet më të afërt që ai kur do të vdes tia lënë duart jashtë qefinit mbi tabitë që ta shohin njerzit se kurgja nga pasuria me vete nuk ka marë edhe pse ai ka qenë halife i pari i muslimanëve.
Vëllezër besimtarë! Thotë pejgamberi a.s.:” Njeriut kur vdes i ndërpriten të gjitha sevapet,përvec në tre raste,edhe pse ka vdek atij i arrijnë sevapet në botën tjetër:
1)Sevapet i arijn nëse ka lënë sadaka-xharrije,(ka ndrec xhami,shkollë,ambullanc,ka pru ujësjellsin,ka ndërtu ndonjë rrugë),2) Sevapet i arijn edhe nëse ka lënë libër që dot shërbehen të tjerët,dhe 3) Sevapet i arijn nëse ka lënë pas veti fëmijë të edukuar mirë në frymën Islame dhe do të lutet për prindin e vet”.
Nëse na vëllezër dëshirojmë ta fitojmë këtë botë dhe botën tjetër atëhere duhet pak ta e kontrollojmë veten tonë,ta e fusim veten tonë në binarët e islamit në binarët e së vërtetës dhe njihere e përgjithmonë të dalim nga humnera dhe të shpëtojmë nga errësira në të cilën jemi shumë shekuj e dekada me radhë.
1)A nuk është më mirë të e rregullojmë fshatin tonë dhe rrugët tona se sa të harxhojmë në gjëra të pa dobishme.Cdo gjë që e kemi ndërtu dhe e kemi rregullu na ka mbet neve,e shfrytëzojmë ne dhe në të ardhmen do tu mbese fëmijve tanë.
2)U ndërtun dy shkollat,u ndërtu ujësjellsi,u ndërtu rruga për në fushë,të cilat i shfrytëzojmë ne për të mirën tonë.Tani ndërtohet rruga për në Kamjan dhe kjo rruga që do të ndërtohet prej te qendra e deri te autobani dhe në këtë aksion duhet të intervenojmë edhe ne nga pak me të holla që të rregullohet sepse tash e kemi shansën më të madhe se kurdohere,dhe nëse tash nuk e shfrytëzojmë rastin edhe kushedi sa gjatë kjo rrugë do të mbese pa u ndërtu.
Kjo është vëllezër Sadaka-xharrije-që rrjedhë cdo here,nuk fiket-nuk shuhet,por të arijnë sevapet edhe pasi të largohesh nga kjo botë kalimtare.Duhet të japim sipas mundësis,jo ai Zengini të krahasohet me atë fukaran.Dhe ai i cili nuk ka mundësi të jep është mire që ai të mos flasë keq,por le të fole nji fjalë të mirë.
Sepse pejgamberi a.s. ka thënë: ”Edhe fjala e mirë është sadaka”
O vëllezër besimatrë! Mos mendoni se kur japim sadaka ose zekat apo ndonjë ndihëm tjetër vullnetare ,mos mendoni se do të bëhemi fukara,përkundrazi Allahu xh.sh.do të na ndihmoje dhe do të na e shtojë rrizkun në tjetër anë kah ne aspak se mendojmë.
Për ata besimtarë që japin-shpërndajnë nga pasuria e tyre në emër të Allahut.Allahu xh.sh. në suren El-Bekare ajeti 261,për ta thotë: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është bujar i madh, i di qëllimet”.El-bekare, 261.
Pra vëllezër! Për ata besimtarë që kujdesen për vetveten për familjen poashtu kujdesen për shoqërin mjedisin dhe vendin ku jeton,shpërndan-jep ndihmon rrethin shoqërrin kuptohet me aqë mundësi sa ka,Allahu xh.sh. atij njeriu i ndihmon në cdo hap të jetës në këtë botë,por edhe në botën e Ahiretit kur do të dale të jape llogari para Allahut xh.sh.
Vëllezër! Na duhet ti kthehemi Islamit të pastërt dhe të vërtet.
1) Sepse Islami i vërtet nuk të lejon të rrejsh-mashtrojsh.
2) Islami i vërtet nuk të lejon të vjedhësh.
3) Islami i vërtet nuk të lejon të shajsh apo të ofendojsh.
4) Islami i vërtet nuk të lejon të bëjsh shpifje-iftira
5) Islami i vërtet nuk të lejon të bëjsh ngatëresa në mes vëllezërve muslimanë.etj.
Pra vëllezër! Allahu xh.sh. neve na e shpalli fenë e vërtet na dërgoi pejgamber,dhe na e gjetëm realitetin të vërtetën,e tash duhet ta mbajmë ta rrujmë ketë fe si dy sytë e ballit sepse Islami ka shumë vlerë të madhe,sepse sikur ta dinim na se sa vlerë ka islami,do të bënim cmos që mos ta e humbnim këtë fe,por për fat të keq nuk ia dijmë vlerën.
Dhe në fund do ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin 153 të në sures En’am ku Allahu xh.sh.na thotë neve: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj,e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë Porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” [En’amë, 153]
Në fundë e lusim Allahun xh.sh. me dua: “O Zoti ynë udhëzona neve për në rrugën e drejtë,dhe të kapemi për Islamin,në mënyrë që Islami të shkëlqejë në zemrat tona,të shkëlqejë në familjet tona,të shkëlqejë në mjediset tona,dhe në mbarë popullin tonë shqiptarë-muslimanë”.Amin

ponedjeljak, 7. prosinca 2009.

Tema: "Demokracia fallco evropiane e shekullit XXI


Demokracia fallco evropiane e shekullit XXI

Hutbe: Xhelal ef. Xhemaili

Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin,për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ekzistimi i feve të ndryshme në botë është ligj i Allahut dhe këtë nuk mund ta ndryshojë askush.

Allahu xh.sh në Suren Hudë ajeti 118-119,thotë: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njrëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete).Përveç atij që mëshiroi Zoti”. (Hudë, 118-119)

Prijës të feve apo besimeve të ndryshme lejojnë që njerëzit të detyrohen bile edhe me mbytje për të pranuar fenë e tyre.Në islam nuk është kështu.

Islami i këshillon besimtarët e vet që asnjë mos e detyrojnë ta lëshojë fenë e vete e ta pranojë islamin.

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota”. (el-Bekare, 256)

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” (Junus, 99)

Vëllezër besimtarë! Për fat të keq jemi dëshmitarë të gjallë të kohës së sodit moderne,ku shumë shtete evropiane apo edhe ato botërore po na reklamojnë demokraci të vërtet,kurse në realitet ata po na ofrojnë një demokraci të rejshme,mashtruese dhe të coroditur.

Të gjitha këto shtete evropiane dhe botërore karshi botës po deklarojnë se të gjithë popujve që jetojnë nëpër shtetet e tyre ua kan garantuar të gjitha të drejtat e tyre fetare si:

1).Ndërtimin e objekteve fetare (ndërtimin e xhamive,minareve,mektebeve),Gjithashtu 2).Shprehjen e lirë fetare,3) Veshjen fetare,4) Ritualet fetare e kështu me radhë.

Por sikur më duket kohëve të fundit gjarpëri ka filluar ti tregoj këmbët e veta.Sepse sikur që keni ndëgjuar nëpër lajme e keni lexuar nëpër gazeta se në zemër të evropës demokratike pikërishtë në Zvicër u mbajtë nji referendum popullor kundër ndërtimit të minareve nëpër xhamia.Sipas kësaj kuptojmë se i krishteri dhe jahudija kan të drejtë ligjore të ndërtojn kisha dhe sinagoga me të gjitha simbolet e veta,kurse muslimanët jo.

Dmth.”Zvicra na thotë se simbolet tona kulturore dhe fetare janë të padëshirura për ata".

Dhe kësaj vëllezër po i thunë demokraci Evropiane.Apo.

Pejgamberi s.a.v.s. një rastë u ka thënë shokëve të vet:

"Kush dhunon-pengon të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve,apo i mundon me atë çka ata nuk mund të durojnë dhe rezistojnë,unë do t'i jem kundërshtarë në Ditën e Gjykimit".
Pas Muhammedit s.a.v.s. pasardhësit e tij në të njëjtën mënyrë silleshin ndaj jomuslimanëve duke u mbështetur në atë çka udhëheqësi dhe shëmbëlltyra e tyre kishte thënë dhe kishte bërë.Ata në gjithçka vazhduan ta zbatojnë atë që Muhammedi s.a.v.s. e punonte dhe silleshte me jomuslimanët.

Halifi i parë Ebu Bekri r.a. duke e përcjellur komandantin e ushtrisë Jezid ibn Ebu Sufjan, të cilit i ishte besuar ndalja e bizantinëve në Siri, e urdhëroi duke i thënë:
"Të urdhëroj t'iu përmbahesh këtyre parimeve:
1. Mos vrit gra, fëmijë dhe pleq;
2. Mos prit palma dhe drunj dhe perime;
3. Mos digj të mbjellat;
4. Mos shkatërro asgjë që është duke u rrëzuar;
5. Mos therë bagëtinë, vetëm aq sa të nevojitet për ushtrinë;
6. Mos u bën qyqar;
7. Mos e tejkalo kufirin as në luftë as në fitore;
8. Do të gjesh njerëz të cilët thonë se vullnetarisht janë mbyllur në vetmi. Mos i zemëro ata, por lëri të qetë; Spiunët dhe ndërsyesit-nxitësit në luftë nuk duhet të kursehen!"

Vëllezër besimtarë! Kjo është demokraci e vërtet,e jo kjo demokracia e këtyre evropianëve të sodit që ta japin fjalën dhe pastaj të sulmojnë pas shpine.

Këta evropian demokrat në luftën e Bosnjës (Hollandezët) u lejuan sërbëve që të therin dhe të masakrojnë mbi 10 mijë njerëz të pa fajshëm në Srebrenic.

Dhe për fat të keq sot e kësaj dite shumë njerëz nga mesi jonë e sidomos shumë të rrinjë po e japin shpirtin dhe zemrën për këtë demokraci fallce dhe të rrejshme evropiane e cila na i ka mbyllë sytë,na ka mashtruar dhe ende po na mashtron.

Vëllezër besimtarë! Katër Halifët e parë, si dhe të gjithë besimtarët e sinqertë,janë munduar që me përpikmëri të ndjekin udhëzimet e Muhammedit a.s. si dhe të kryejnë të gjitha urdhrat e tij dhe t'i kthejnë në vepra të gjitha obligimet dhe dekretet.

Gjithsesi këtë duhet edhe na si myslimanë ta aplikojmë edhe pse ata nuk sillen mirë me na,duke mos na i dhënë të drejtat që neve na takojnë.

Ushtria muslimane në kohën e Omerit r.a. hyri në Jerusalem. Patriarku krishterë Sofronijus insistoi që Halifi Omer personalisht të vijë në këtë qytet të shenjtë,dhe me këtë kishte për qëllim vetëm atij t'ia dorëzoj çelësat e kryeqytetit të tri religjioneve. Atëherë mes atyre të dyve,si përfaqësues të anëve u arrit një marrëveshje, kjo marrëveshje quhej Dokumenti i Omerit.

Teksti i dokumentit të Omerit:E kishte këtë përmbajtje:
"Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Ky është dokument i robit të Zotit Omerit, Prijësit të besimtarëve,që u dedikohet banorëve të Jerusalemit: Të drejtat e qytetarëve të Jerusalemit:

1.U sigurohet jeta dhe pasuria e tyre;
2.U jepet siguri kishave dhe kryqeve;
3.Të ndihmohen të pafuqishmit dhe të dobëtit;
4.Askush nga besimtarët e besimeve tjera nuk do të vendoset në faltoret e tyre;
5.Askush nuk guxon t'i kufizoj dhe t'i shkatërroj,e as t'i largoj skulpturat e tyre; dhe
6.Nuk guxon askush t'i detyroj që ata ta ndërrojnë fenë e tyre."
7.Asnjë nga hebrenjtë pa dëshirën e tyre nuk do të shpërngulet nga Jerusalemi.

Vëllezër besimtarë! Këta kanë qenë halifet dhe myslimanët e drejtë të asaj kohe.

Na mesiguri nuk jemi mu bash si ata,por edhe na jemi shumë më tolerant,më human dhe më demokrat se sa këto evropianët e sodit dhe këta demokratët tanë maqedonas që i kemi këtu.

Vëllezër besimtarë! Na i respektojmë dhe i nderojmë fetë tjera poashtu i respektojmë edhe simbolet e tyre fetare,e kurse ata neve na i shëndrojnë objektet dhe institucionet fetare në muze e në disa vende si në Prilep dhe Manastir saat kullava që janë objekte të kulturës islame ata u vendojnë kryqe dhe po i djegin dhe po i shkatërrojnë xhamit tona dhe të njëjtit thiren në demokraci të rrejshme mu sikur kjo Zvicra që e ndalon ndërtimin e minareve..

Na myslimanët metëvërtet nuk mund asnjiher të e kuptojm se si mund të ndalohen simbolet dhe lirit elementare fetare të një përkatësie tjetër fetare të kenë xhamin e tyre me minare.Kjo pra nuk i takon një shteti evropian sikur që është Zvicra.

Vëllezër besimtarë! Kjo na jep të kuptojmë se na myslimanët duhet të zgjohemi nga gjumi njëherë e përgjithmonë,sepse më duket se ende po flemë në një gjumë të rëndë,e armiku po punon kundër nesh dhe po na mashtron dita ditës,dhe për fat të keq na u besojmë edhe më shumë armiqve se sa vëllezërve tanë myslimanë.

Pra në fund! Zoti na ndihmoftë dhe na dhashtë hajrin inshaallah vetëdisohemi dhe përmisohemi,sepse kështu shkojmë vetëm në humnerë-humbje.Zoti na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.


petak, 6. studenoga 2009.

Studenti-teolozi od Makedonija uchestvuvaa vo megjureligiska poseta na Holandija. razmena na studentski iskustva vo Holandija.



Од 18 до 23 октомври 2009година, 13 учесници - студенти и професори од Православниот богословски факултет и Факултетот за Исламски науки имаа можност да ја посетат Холандија и да се запознаат со религиозниот живот во оваа земја, посетувајќи неколку теолошки образовни институции, како и религиозни невладини организации кои работат на полето градење добри меѓурелигиски односи. За организирање на оваа посета Православниот богословски факултет соработуваше со организацијата Dominicanen klooster Huissen од Холандија скоро цела година. Плодовите од соработката можат да се видат во успешно организираната шестдневна посета на Холандија, од која сите учесници се здобија со едно позитивно искуство, кое, сигурно, ќе имаат можност да го земат предвид во нивната понатамошна работа како теолози и да ги имплементираат позитивните примери во својата средина. За време на престојот, учесниците беа сместени во Доминиканскиот манастир во холандското гратче Хусен. Манастирскиот типик „Under the roof“ им ја долови онаа домашна атмосфера во која секој член си има свои обврски и придонесува за заедницата. Сите се сложија дека таквиот начин на организирање на работите придонесе да се чувствуваат како едно големо религиозно семејство. Уште веднаш по пристигнувањето, на вечерата им се придружија домаќините од Холандија заедно со нивните семејства. Така, за првпат имаа можност да се запознаат со начинот на живеење во едно холандско семејство, нивните семејни вредности, културата и храната. И сето тоа од прва рака, од многу љубезни и прекрасни луѓе кои несебично се потрудија да ги угостат и да ја задоволат нивната љубопитност. Навистина културата на народите се отсликува и преку храната. Запознавањето на традиционалната храна на еден народ е вовед во запознавањето на неговата култура и верувања. Увидувајќи го ова, учесниците од Македонија се договорија и зготвија традиционална македонска вечера на која поканија гости од Холандија. При подготвувањето на вечерата беа длабоко возбудени од желбата прекрасниот вкус на македонската традиционална кујна и гостољубивоста на македонскиот народ соодветно да ја пренесат. Земајќи ги предвид комплиментите кои ги добија за подготвената вечера, сметаме дека ја постигнаа нивната цел. Покрај времето предвидено за дружење и работните посети во целост го исполнуваа времето на учесниците поминато во Холандија. Беа посетени следниве институции: Исламскиот универзитет и Исламскиот центар за дијалог во Ротердам, Доминиканскиот манастир во Зволе, Холандскиот совет на црквите и Пакс Кристи во Утрехт, Институтот за Источно христијанство и Студентската црква во Нимеген како и хуманитарната христијанска организација Amsterdam Community Oudezijds во Амстердам:
Islamic University- Исламскиот универзитет во Ротердам се одликува со голема независност од религиозната заедница. Начинот на кој тие се трудат да бидат релевантен холандски универзитет и политиката на овој исламски универзитет, која се стремат да ја прилагодат на барањата на образовниот холандски систем за да опстојуваат како акредитиран универзитет во земјата беше ново искуство за учесниците од Македонија.
Islam and Dialogue- Тука учесниците добија можност да се запознаат и дружат со студенти - муслимани од Холандија и да слушнат за нивниот живот и нивните меѓурелигиски проекти.
Dominican Monastery Zwolle- Најдоброто искуство кое го имаа учесниците за време на студиската посета. Се запознаа со студенти од различни краеви на Европа, кои престојуваа во манастирот веќе десет месеци како учесници во еден проект на Европската унија. Одличен проект кој ги зближува младите од различни религии и ги воспитува да ги почитуваат религиозните и културните вредности на една земја. Тоа што студентите неколку месеци се наоѓаат надвор од нивната татковина им дава можност и да се осамостојат и да стекнат позитивни вештини кои ги интересираат и ќе им бидат од корист во нивниот живот во иднина. Учесниците од Македонија имаа можност да ги разменат своите искуства со овие студенти и да дознаат нешто повеќе за начинот на кој можат и тие да аплицираат за учество во еден ваков неколкумесечен проект.
Institute for Eastern Christianity- Изненадувачки беше за учесниците тоа што во земја како што е Холандија, со многу малку верници од православна христијанска вероисповед, постои ваков институт. Учесниците се здобија со доста интересни информации од областа на православниот христијански образовен систем и неговата отвореност кон другите христијански деноминации. Од професорите на овој Институт дознаа дека голема е заинтересираноста и на христијаните кои не се православни за студирање на овој Универзитет.
Council of Churches Netherlands- Многу меѓурелигиски и меѓуверски проекти се организираат во Холандија под покровителство на оваа организација. Тие се најодговорни за градењето на добри меѓурелигиски односи и соработка помеѓу верските институции во Холандија.
Balkanborrel meeting - Организацијата Pax Christy од Утрехт, специјално за учесниците од Македонија организираше средба со луѓе од Македонија и Балканот кои живеат и работат во Холандија. Интересна можност за учесниците да слушнат дали и колку се задоволни луѓето кои потекнуваат од нашите простори од животот во Холандија и можностите кои оваа земја ги нуди на иселениците. Така, сликата за Холандија стана комплетна и учесниците веќе можеа да направат споредба помеѓу македонското и холандското општество: предности, но и недостатоци.
Amsterdam Community Oudezijds- Хуманитарна христијанска организација која опстојува толку долг период во средина каква што е Red Light District во Амстердам. Градејќи добри односи со соседите, ги избегнуваат проблемите, а сепак се присутни за оние на кои во оваа средина најмногу им е потребна помош.


За искуството здобиено од овие посети ги пренесувам импресиите на дел од учесниците:



Георгиј Глигоров, помлад асистент на Православниот богословски факултет:

„Би констатирал дека патувањето, воопшто, беше многу успешно и плодотворно, не само за мене, туку и за сите учесници во проектот. За мене, лично, претставуваше доживување, што секогаш ќе биде запечатено во мојата меморија. Учеството во овој интер-религиозен проект е особено искуство, имајќи го предвид фактот дека потекнувам од место, каде мултиетничкиот и мултирелигиозниот карактер на македонското општество не е така изразен. Шестдневното патување ги надмина моите очекувања. Сите бевме изненадени од одличната организација и богатата програма што ја понудија нашите домаќини. Секојдневно посетувавме по неколку институции: организации за интер-религиозен дијалог, теолошки институти, религиозни објекти, младински организации, организации што спроведуваат интернационални социјални проекти и сл. Во текот на тие активности ја прошетавме речиси цела Холандија, којашто изобилува со многу природни убавини, раскошна вегетација, прекрасна клима, исклучителна архитектура, култура и сл. Сфативме дека Холандија, која денес претставува богато мултиетничко и мултирелигиозно општество на некој начин има сличности со Македонија – слични проблеми и слабости. Од средбите со сите тие луѓе научивме многу, самите земајќи активно учество во претставувањето на нашата земја, на нашите образовни институции и на нашата култура. Она што е особено важно, групата од Македонија составена од студенти и професори со различна етничка и религиозна припадност, преку заедничкото дружење и разговорите за тоа време, оствари личен пријателски однос, којшто се надевам дека ќе продолжи и понатаму во Македонија – нешто што е многу значајно како позитивен пример за меѓуетничкиот и меѓурелигискиот соживот кај нас.“



Хавса Џемаили, студент на Факултетот за Исламски науки:


„Не сум учествувала на ваква посета претходно. Тоа за мене беше големо искуство, бидејќи како прво и најважно ги запознав моите македонски пријатели одблиску, и патувањето ми помогна да се променат некои предрасуди што ги имав пред да се сретнам со нив. Исто така, бев изненадена од заклучокот дека во Холандија на жените муслиманки им е дозволено слободно да ја практикуваат својата религија и да носат облека според муслиманските прописи слободно во јавноста. Тоа ме прави среќна. Задоволна сум од институциите кои ги посетивме, особено исламскиот универзитет во Ротердам, а исто така и Холандскиот концил на црквите. Манастирот каде што бевме сместени многу ми се допадна. Додека го разгледував манастирскиот комплекс, одејќи по ходниците, се почувствував како да сум реално во некоја сцена од филмот Хари Потер J Најпрво, холандската храна не ми се допаѓаше, но потоа мојот организам почна да се согласува со неа, па на крајот ми беше тешко да се одделам од холандската кујна. Климата, местото, просторот, сè беше прекрасно, луѓето се многу пријателски, ми се допадна нивното однесување. Не постои збор со кој може во целост да го објаснам ова големо искуство. Се надевам дека нема да биде последен пат што имав можност да бидам дел од едно вакво корисно патување и се надевам дека вашите пријателски лица ќе станат дел од мојот живот.“


текстот го подготви Анета Јовковскапомлад асистент на Православниот богословски факултети организатор на студиската посета во Холандија

četvrtak, 5. studenoga 2009.

Hapet godina e re e Paraleles së Shtrirë për vajza e Medresesë Isa Beu



BFI investon në arsimimin e femrës muslimaneTë shtunën më datë 31 Tetor 2009, pas një punë pesë vjeçare të Paraleles së Shtrirë të vajzave të Medresesë Isa Beu në Tetovë, u lëshua në përdorim godina e re, e cila gjeneratave të reja do tu mundëson kushte më të volitshme për ndjekjen e procesit edukativo-arsimor. Ashtu siç theksoi Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, kjo ndërtesë në vitet në vijim do të shërbejë për arsimimin e nënave të ardhshme të Kombit.
Në praninë e mysafirëve të shumtë, si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë dhe prezencën e shumtë të mediumeve, nxënëset e kësaj Paraleleje kishin përgatitur një program të begatë. Të pranishëm ishin përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase, përfaqësues të Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfaqësues të përfaqësive diplomatike në vend, të Komunës së Tetovës, muftij nga gjitha muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, hoxhallarë, prindër, nxënës, e dashamirë të shumtë të Islamit.
Fillimisht programi u hap me leximin e asheres, e më pas profesor Bahri Aliu mbajti një fjalim mbi ecurinë e punës së Medresesë - Paraleles në Tetovë. Më pas fjalën e rastit e mori Drejtori i Medresesë Isa Beu, profesor Ibrahim Idrizi, i cili foli për sfidat e kësaj medrese dhe për planet që ka kjo medrese në të ardhmen.
Muftiu i Muftinisë së Tetovës, pasi i përshëndeti të pranishmit, u falënderua tek të gjithë që kanë dhënë kontributin për hapjen e kësaj paraleleje. Ai nga zemra falënderoi Reis ul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për gjithë përkrahje që e ka dhënë gjatë formimit të Medresesë, si dhe investitorin z.Ozkan Goksal, i cili ekskluzivisht ka bërë të mundur që me mjete financiare të bëhet ndërtimi i godinës së re. Mufti Alifikri Esati, gjithashtu Falënderoi edhe ish-Kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Hazbi Lika, për gjithë ndihmën që ia ka dhënë Muftinisë së Tetovës gjatë kohës kur ai ishte kryetar, si dhe Kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Sadi Bexheti, për ndihmën dhe përkrahjen e tij ndaj këtij institucioni.

Më tej fjalën e rastit e mori investitori-donatori, z. Oskan Goksal, i me emocione të mëdha shpjegoi se si lindi ideja për ta ndihmuar ndërtimin e një shkolle të tillë. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë që ndodhej në mesin e një ambienti, ku ishin të pranishëm përfaqësues të gjitha gjeneratave. Z. Oskan gjithashtu Falënderoi Reis ul Ulemanë dhe Muftiun e Tetovës të cilët ia mundësuan atij që të kontribuon me një vepër të tillë, për krijim dhe pasurimin e Vakëfit në Rumeli - Maqedoni.
Më pas, fjalën e rastit e mori Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili të pranishmëve iu drejtua në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe arabisht. Ai i përshëndeti mysafirët e pranishëm, nga gjitha viset e vendit, përfaqësuesit e KOM-it, dhe përfaqësuesit e Mbretërisë së Arabisë Saudite, të cilët në këtë manifestim erdhën si mysafirë të Reis ul Ulemasë. Kreu i BFI-së foli rreth rëndësisë së arsimimit të gjeneratave të reja dhe posaçërisht rëndësisë së arsimimit të femrës myslimane në vend.
Pas përfundimit të fjalimit (i cili vijon më poshtë), të pranishmit u drejtuan kah hyrja e godinës, me ç'rast Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me donatorin z. Oskan Goklsal prenë shiritin e hapjes së kësaj godine, me ç'rast e shpallën të hapur këtë objekt në të cilin do të arsimohen "Nënat e ardhshme të Kombit", ashtu siç theksoi H.Sulejmani, në fillim të fjalimit të tij.Pasi mysafirët vizituan ambientet e godinës dhe njoftuan më nga afër me kushtet e krijuara në këtë Paralele, bënë faljen e Namazit në xhaminë e Abarati Teqesë, ku edhe u shtrua një drekë për të gjithë të pranishmit.
Në vazhdim vijon fjalimi që e mbajti Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi para të pranishmëve.
Përshëndetje të nderuar mysafirë, të respektuar Muftij dhe punëtorë e bashkëpunëtorë të Bashkësisë Fetare Islame, Drejtor i Medresesë Isa Beu dhe profesorë e nxënës të këtij institucioni..Më lejoni që fillimisht në emrin tim personal dhe në emrin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë tu përshëndes me përshëndetjen absolute Islame Eselamu Alejkum...Vërtetë është një kënaqësi e veçantë që sot ndodhemi në këtë objekt, të përfunduar të Medresesë - Paraleles së Shtrirë për vajza, ku në vitet në vijim do të arsimohen nënat e ardhshme të KombitPër shumë nga ju, janë të njohura sakrificat me të cilat janë përballur punëtorët e Bashkësisë Fetare Islame bashkë me besimtarët tanë nga vendi e nga jashtë, për të vendosur themelet e diturisë nën këtë nënqiell. Investimi në diturinë është edhe investim për ardhmërinë.
Ashtu siç na mëson Kur'ani i Pavdekshëm, Islami të gjithëve na fton në dituri, se vetëm të ditur mund tu bëjmë ballë sfidave të këtij shekulli.Në këtë relacion jo-rastësisht Allahu Fuqiplotë Muhamedin a.s. ia rekomandoi një dua parimore: Thuaj (o Muhamed) O zot ma shto diturinë. Dhe jorastësisht ajejtet e para Kuranore ishin:" Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi, Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur ! Lexo, se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me penë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte." (El- Alek: 1-5)Kërkimi i diturisë është detyrë e çdo muslimani. Prandaj falë besimit të palëkundur në Allahun Fuqiplotë dhe sakrificave e angazhimeve të brezave tanë, ne po krijojmë hapësirë dhe mundësi që kjo dituri të përçohet nga brezi në brez. Islami është feja përmes së cilës njerëzimi pranon udhëzimet përfundimtare nga Krijuesi i gjithësisë, duke e aftësuar për mëkëmbës të tij në tokë. Kur'ani i Pavdekshëm vlerëson lartë jetën njerëzore dhe insiston në civilizimin duke bërë thirrje në dituri. Jo rastësisht fjala dituri dhe të tillat që kanë të bëjnë me të, në Kur'anin e Pavdekshëm hasen mbi 780 herë. Ajetet e para me të cilat filloi shpallja e Kur'anit ishin pikërisht mbi rëndësinë e leximit, penës dhe diturisë:
Kur'ani i Pavdekshëm thotë se ata që dinë, nuk janë njëlloj me ata që nuk dinë:"...Thuaj:"A janë njëlloj ata që dinë me ata që nuk dinë...?"( Ez- Zumer:9)Në këtë drejtim kemi edhe hadithe të shumta, ndër të cilat është edhe kjo:" Kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr."
Apo " Ngjyra e pendës së dijetarit do të peshohet me gjakun e dëshmorëve në Ditën e Ringjalljes; dhe pastaj, ngjyra e pendës së dijetarëve do të parapëlqehet më shumë se gjaku i dëshmorëve."Sipas fesë islame, respektivisht Kur'anit dhe Sunetit të Muhamedit a.s. rëndësia e shkencës dhe diturisë është e përhershme. Duhet theksuar se me gjithë rëndësinë që ka mësimi i shkencës dhe i teknologjisë, ato nuk konsiderohen të mjaftueshme në vetvete dhe muslimanët duhet, përveç se të ngrënë standardin e tyre në fushat materiale dhe shkencore, të kenë besim të fortë dhe të ndjekin parimet fetare për të përmbushur qëllimet e tyre.
Muslimanët duhet të përgatiten dhe të pajisen në çdo drejtim dhe meqë sot, shkencat eksperimentuese luajnë një rol themelor në çdo aspekt të jetës materiale, fuqizimi i kësaj përmase të politikës islame është domosdoshmëri. Prandaj Bashkësia Fetare Islame, me gjitha mundësitë e saja që i ka, po përpiqet të krijon qendra për të edukuar dhe arsimuar brezat e rinj. Për këtë u jemi mirënjohës të gjithë njerëzve dhe besimtarëve me vullnet të mirë. E sidomos për këtë objekt në të cilin po e inaugurojmë sot, i jam mirënjohës dhe falënderuar në emrin ti personal dhe në emrin e Bashkësisë Fetare Islame, bamirësit - donatorit OSKAN GOKSAL, i cili me investimin e tij ekskluziv, ka kontributin në ndërtimin e kësaj ndërtese. Sipas parimeve Islame, Ky është investimi më i çmueshëm që mund ta bëjë një njeri dhe vetëm Zoti mund ta shpërblen një vepër të tillë me shpërblimet e tij më të çmuara që i ka Madhëria e Tij... Ndërsa ne i lutemi Allahut të plotfuqishëm, ta rruan donatorin OSKAN GOKSAl, ti jep shëndet atij dhe familjes së tij dhe dhëntë Zoti që edhe në të ardhmen të jep kontribut në investime të ngjashme të cilat njëherit janë edhe më të çmueshmet. Në jetën e amshueshme Allahu e shpërbleftë me xhenet Dhe kur jemi te rëndësia e diturisë, dua të theksoj se në këtë përpjekje, edhe Medreseja Isa Beu, me hapjen e kësaj paraleleje, po vendos themelet e njohurive themelore të Islamit dhe e përgatit femrën muslimane për edukimin superior.
Më lejoni që me këtë rast tu përkujtoj një fjalë të urtë të popullit, e cila thotë: "Dora që e përkund djepin, e edukon edhe Kombin". Në këtë solemnitet nuk duhet ti harrojmë as mësimet e Muhammedit a.s. i cili ka thënë:
"Dituria është pasuria e humbur e një besimtari; prandaj, kërkojeni atë edhe po të jetë në duart e politeistëve.""Besimtari është gjithmonë në kërkim të urtësisë, kudo që ta gjejë atë, ajo është e tij, sepse ai e meriton ta ketë atë me shumë se kushdo tjetër." Më lejoni që krejt në fund ta shpalli të hapur këtë Paralele të re të Medresesë dhe në emrin e të gjithëve të pranishmëve këtu, nxënëseve që do të marrin diturinë nga këto banka, tu dëshiroj sa më tepër suksese, në mësime, në hulumtime të mirëfillta, me qëllim që të pajisen me sa më tepër dituri që në të ardhmen të bëhen shtyllë e fortë e familjeve tona. Gjithashtu i lus edhe profesoreshat e nderuara që njohuritë e tyre ti ndajnë bashkë me nxënëset dhe gjithmonë të jenë pranë tyre kur të kenë nevojë, me qëllim që ky vit shkollor të jetë sa më i suksesshëm dhe i bereqetshëm.Zoti ju shpërbleftë dhe qofshi të bekuar.

bim.org.mk
05.11.2009.islamgjakova.net