ponedjeljak, 15. prosinca 2014.

Hutbe: “Tre gjëra-cilësi të cilat janë shkatërrimëtare për njerëzimin.”

Hutbe: “Tre gjëra-cilësi të cilat janë shkatërrimëtare për njerëzimin.”



I falemenderohemi Allahut të Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.Salatet dhe selamet mbi Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar! Në ketë hytbe do të flasim mbi temën: “Tre gjëra  (sende)-cilësi të cilat janë shkatërrimëtare për njerëzimin”, e ato janë:
1.    Të jeshë niqez- apo të jesh koprrac. 
2.     Të pasosh epshin-nefsin,apo (ti bëhesh robb nefsit).
3.     Të të pëlqej vetja,(apo me qenë qibërli),dhe kjo është më e rënda prej tyre.
A) E para: Të jesh koprrac,të jeshë niqezë-dorrështrenjtë,pra do të thotë  t’i nënshtrohesh koprracisë,kurse sipas islamit besimtari nuk guxon që të jetë dorështërnguar e as koprrac.
Për këtë Allahu xh.sh, në Kur’an thotë:
 “…E kush i ruhet koprracisë së shpirtit të tij, të tillët janë të shpëtuar”. {El-Tegabun, 16}.
Edhe Pejgamberi a.s., në një hadith thotë:
“Ruajuni koprracisë, sepse koprracia i ka shkatërruar ata që ishin para jush sa që i nxitte ta derdhin gjakun e njëri – tjetrit dhe e bënë të lejuar edhe nëpërkëmbë nderin e njëri – tjetrit”. (tran.Muslimi}.
B) E dyta: Është ta pasosh epshin-nefsin.
Ta pasosh epshin-nefsin  do të thotë t’i ndjekësh apo të ipeshë krejtësishtë pas lakmive dhe pasioneve të kësajë bote.
Allahu xh.sh., në Kur’an thotë:
 “… E mos ju bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. {El-Kehf, 18}.
Pastaj ajeti tjetër lu Allahu xh.sh., thotë në Kur’an:
 “…E kush është  ma i humbur se ai i cili e pason (e ndjek) epshin e vet pa kurrfarë udhëzimi nga Allahu xh.sh.,…”.{El-Kasas, 28}.
 “ Pastaj, Ne të vumë ty në rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.{El-Xhathije}.
 “Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".{El-Maide, 77}.

Vëllezër! Dihet se nënshtrimi ndaj epshit-emocioneve ka shaktërruar popujë-njerëz dhe vendbanime te shumta dhe i ka kthyer njerëzit prapa për shkak se u hyri vetja ne qejf.

C). E treta :Të të pëlqejë vetja,tët hijë vijti në qejfë,dmth.mendjemadhë.
Dhe lirishtë mundë të themi se kjo është cilsia-sifati më i keqë dhe më e rënda prej të gjithave që i përmendëm dhe që nuk i kemi përmendë.
Pra të të hyjë vetja në qejf dhe të jesh mendjemadh është prej gjërave më shkatërruese.
Për këtë arsye Allahu xh.sh., në Kur’an thotë:
 “Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.”{El-Kasas, 83}.
Pastaj ajeti tjetër ku thotë Allahu xh.sh:
 “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet”.{Llukman, 18}.
Poashtu Allahu xh.sh. në Kur’anë e përmendën nji ngjarje interesante  e vërtetë dhe thotë:
“Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit!"{El-kasas, 76}.
Pra xhemaat! Ajo që e shkatërroi Karunin është se atij i hyri në qejf vetja u bë kryelartë dhe ishte arrogantë ndajë të tjerëve.
Prandaj Allahu xh.sh., e fundosi në tokë që të jetë mësim për të tjerët deri në Ditën e Kijametit.
I Dërguari i Allahut-Muhammedi a.s., ka thënë: ” Nuk do të hyjë në xhennet ai që në zemrën e tij ka mendjemadhësi sa grimca e atomit” {transmeton Muslimi}.
I Dërguari i Allahut (M.a.s.,) gjithashtu ka thënë duke na treguar për gjendjen e një njeriut në kohën e mëparshme, të cilit i kishte hyrë vetja në qejf:
“Derisa një njeri ishte duke ecur me kostumet e tij duke i përlqyer vetja i kishte krehur flokët dhe mburrej duke ecur, Allahu xh.sh., e fundosi në tokë. E ai tanimë është duke u valëvitur dhe lëkundur në brendësi të tokës, e kështu do të valëvitet deri në Ditën e Kijametit”.(transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Pra xhemaat të nderuar! Duhet të rruhemi të mbrohemi nga këto tre-cilësi të shëmtuara dhe degjeneruese sepse na shkatërojnë neve dhe ndikojnë negativishtë tek njerëzit ku jetojmë.

Ky është përfundimi i atyre që u ka hyrë vetja ne qejf. Kjo është prej gjërave më shkatërrimtare për njeriun, ashtu siç e cilësoi i Dërguari i Allahut xh.sh. 
E lusim Allahun xh.sh., që të na ruajë nga këto cilësi e këqija si: 1).Niqezllëku,2).pasimi i nefsit dhe 3).pëlqimi i vetes apo nga  mendjemadhësia dhe e lusim Allahun xh.sh. që të na jape sukses që të jemi sa ma të thjeshtë-modestë, sepse me modesti na ka ardhur Muhammedi a.s., dhe modestia ishte ahlaku (morali) i tij. Dhe ai ka thënë: “Ai që bëhet modest për hirë të Allahut, atë Allahu do ta ngritë lartë”.(transmeton  Muslimi).

Edhe na vëllezër! Mos të bëhemi si Karuni dhe shokët e tijë,por të bëhemi prej atyre që gjithnji do ti kryejmë urdhërat e Allahut xh.sh. dhe do ti zbatojmë fjalët e pejgamberit a.s. në jetën tonë të përditshme.
O Zoti ynë! Falë rahmet mbi neve,falna gjunahet tona dhe na udhëzo në rrugë të drejtë.Amin.
Xhelal ef. Xhemaili