nedjelja, 31. svibnja 2009.

Xhelal ef. Xhemaili:hutbe:“Të mos e humbim kohën duke ndejtur nëpër rrugë”

“Të mos e humbim kohën duke ndejtur nëpër rrugë”

Hutbe: Xhelal ef. XHEMAILI

Faleminderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta i takojnë Krijuesit të gjithësisë Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami,shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të sinqertë,Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë!
Shumë nga vëllezërit tanë,për fat të keq e kanë bë shprehi pjesën e madhe të kohës së tyre ta e kalojnë nëpër rrugë duke bredhur poshtë e lartë.Të gjithë e dimë se koha ka vlerë të madhe në islam edhe atë duhet shfrytëzuar deri në maksimum, për të cilën gjë do të japim llogari në ditën e gjykimit.Nëse e lyp nevoja që të dalim në rrugë atëherë gjatë kalimit nëpër rrugë duhet ti përshëndesim vëllezërit tanë muslimanë që i takojmë,dhe mos të bëhemi kryelartë,nëse këtë nuk e praktikojmë atëherë bëhemi gjynahqarë,për atë se nuk e kemi kryer një obligim fetarë të cilin e urdhëron Allahu xh.sh. dhe pejgamberi ynë Muhammedi s.a.v.s.Gjatë jetës tonë duhet të jemi njerëz të qetë,durimtarë,modest,të sjellshëm e jo të bëhemi kryelartë.
Këtë më së miri na e sqaron Kur’ani Kerijm në suren Lukman, ajeti,18-19, ku Lukmani a.s. e këshillon birin e tij: ”O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit."(Lukman,18-19)
Pa mar parasysh se ku gjendemi nuk duhet të përqendrojmë shikimin tonë te njerëzit tjerë,e posaçërisht jo te gjinia femërore.Allahu xh.sh.në suren En-Nurë në ajetet,30-31,thotë:“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme”. (en-Nurë, 30, 31)
Pra sipas fjalëve të Allahut xh.sh. nuk guxojmë në rrugë të shikojmë ane mban kur kalon dikush e sidomos kur kalojnë gra,sepse na urdhërohet nga ana e Allahut xh.sh.që ti ulim shikimet tona në këto raste.Gjithashtu duhet të ruhen pjesët e turpshme të trupit,mos të zbulohen,përveç atyre pjesëve që janë të dukshme dhe që lejohen.Kjo po bën vaki te shumë femra myslimane të cilat nuk i praktikojnë urdhrat e Allahut xh.sh. dhe vishen ashtu si nuk i ka hije një muslimaneje.Po vërejmë në vendet tona se shumë femra muslimane (vetëm me emër muslimane),po vishen duke e praktikuar një modë çoroditëse,por sjellja dhe edukata e tyre gjithashtu është në nivel shumë të ulët.Dhe për fat të keq këta janë fakte të pa mohueshme.
Vëllezër besimtarë!
Shtrohet pyetja ku qëndron problemi,dhe si mundë të dalim nga kjo situatë tronditese?Problemi qëndron mu te ne si prind,si më të rritur,sepse nuk angazhohemi aspak për ardhmërinë e fëmijëve tanë,dhe dalja nga kjo situatë,apo shpëtimi ynë është vetëm te përmisimi ynë kah e mira.Atëhere edhe fëmijët tanë do të marinë shembull nga ne dhe do të përmisohen. Duhet secili prind (babë e nënë) të punojë shumë me fëmijët e tyre që ti edukojnë mirë,të sillen mirë dhe të vishen mirë sipas rregullave të islamit.Këtë e kemi obligim secili prej nesh.
Vëllezër besimtarë!
Nëse ndodhemi me shokë në rrugë në mexhlise apo në lokale publike siç janë çajtoret,ëmbëltoret,kafehanet duhet të bisedojmë për tema të dobishme që kemi nevojë të gjithë na dhe të bisedohet me zë normal,e jo t’i shqetësojmë dhe ti ofendojmë tjerët duke ngritur zërin lart.
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s.në një rastë ka thënë: “Ruajuni nga të ulurit nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes veti”. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: “Nëse nuk mund t'ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i Allahut? Tha: “1)Ulja e shikimit,2) mospengimi në të, 3) kthimi i selamit,4) të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja”.(Muttefekun alejhi) Prandaj edhe na vëllezër duhet të mundohemi që sa ma pak të rijmë nëpër rrugë,e nëse ndodhemi në rrugë atëherë duhet ti japim hakun siç thotë edhe pejgamberi s.a.v.s. në hadithin që e përmendëm.Vëllezër besimtarë! Shpifja është cilësi shumë e keqe dhe mund të shkatërrojë familjen dhe shoqërinë, prandaj kërkohet prej besimtarëve që të jenë syçelë dhe informatat që vinë nga njerëzit e prishur e shpifës duhet t’i marim me rezervë,e jo ti marrin ashtu të gatshme.Allahu xh.sh. në suren El-Huxhurat,ajeti 6, thotë:“O ju që keni besuar,nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjellë ndonjë lajm,ju shqyrtonie mirë,ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”. (el-Huxhuratë, 6)
Dëmet mund të jenë edhe më të rënda kur bëhet fjalë për shpifje ndaj grave të ndershme,prandaj njerëzit e këtillë i pret një përgjegjësi e madhe para Allahut xh.sh. dhe dënim i rëndë në këtë dhe në botën tjetër. Allahu xh.sh.në suren En-Nur ajeti 23, thotë: “Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh”. (en-Nur, 23)
Prandaj vëllezër besimtarë! Duhet të ruhemi që mos të akuzojmë dhe mos të marrim nëpër gojë dhe mos iftirasojmë pa asnjë faj askënd e sidomos grate e ndershme sepse do të përgjigjemi në këtë dhe në botën tjetër para Gjykatësit Suprem Allahut xh.sh.
Vëllezër besimtarë!
Hutben e sotit do ta e përfundojmë me hadithin e pejgamberit s.a.v.s. ku thotë:“Kur më ngritën në Mi'raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i grithnin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhibril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe nderin e tyre e kanë dëmtuar”.(Gibet dhe Iftira). (ebu Davudi)Vëllezër besimtarë! Për fat të keq sot në vendet tona po bëhen shumë shpifje dhe po merren nëpër gojë familje të ndershme dhe të pa fajshme,për të cilën gjë do të jipet llogari para Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.Prandaj e kemi për borxh që sa ma shpejtë të largohemi nga këto cilësi të këqija dhe fatkeqe nëse dëshirojmë suksese dhe përparim në jetën tonë,si dhe shpëtim për ne në të dy botërat.E lusim Allahun xh.sh. që të na ndihmon neve muslimanëve në kryerjen e obligimeve fetare,të na largojë nga veset e këqija dhe inshaallah na udhëzon dhe na drejton në rrugë të drejtë.Amin.

nedjelja, 24. svibnja 2009.

Xhelal ef. Xhemaili: hutbe: "Si të largohemi nga thashethenat (nga jo të vërtetat)"

“Si të largohemi nga thashethenat (nga jo të vërtetat)”

Hutbe: Xhelal ef.Xhemaili

I falemenderohemi Allahut xh.sh.Zotit të botërave.Salatet dhe selamet mbi Muhammedin s.a.v.s.mbi familjen e tij fisnike dhe mbi as-habët e tij të zgjedhur.Allahu xh.sh.qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Në hytben e sodit do të flasim mbi temën:
“Si të largohemi nga thashethenat (nga jo të vërtetat)”
Kjo temë vëllezër ka nji domethënie shumë të madhe në islam,sepse kemi shumë njerëz nga mjedisi jonë ku na jetojmë dhe veprojmë,të cilët merren me muhabete të kota me thashethena të pa vërteta.Mirren me hallet dhe gajlet e të tjerëve e po e lënë anash dhe e harojnë veten e vet.
Pa marë parasyshë se cilët janë këta njerëz,ne po themi se nga ky lloj njerëzish kemi shumë nëpër trojet tona,të cilët dëm të madh po i bëjnë vetes së vet,por i bëjnë dëm edhe të tjerëve,menjifjalë dëm i bëjnë gjithë shoqërisë.
Këta njerëz shpirt dobët duhet ti lënë anash këto thashethena të pa vërteta dhe të merren me gajlet dhe me dobësit e veta,menjifjalë të bëjnë hesap-llogari veten e vet,ti shikojnë hallet e veta dhe ti numërojnë gjynahet e veta.Duke punuar në këtë mënyrë secili prej nesh do të arrijë shumë shpejtë të largohet nga gjynahet e veta të cilat po i bëjmë për cdo ditë.
Vëllezër besimatrë! Bërja e llogarisë me vetveten është e rëndësishme për mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e imanit, siç thotë Allahu xh.sh.në suren El-Hashër ajeti 18: "O ju që keni besuar,kini parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër." (El-Hashër, 18)
Vëllezër! Halifja i dytë i myslimanëve,Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të,në një rast ka thënë: "Llogariteni veten tuaj para se të llogariteni."
Me të vërtetë mosllogaritja e vetvetes është shkak që njeriu të thellohet edhe më shumë në gjunahe. Edhe jobesimtarët kënaqen me jetën e kësaj bote duke mos llogaritur se një ditë do të dalin para Allahut xh.sh..
Allahu xh.sh. në suren En-Nebee,ajeti 27,thotë:“Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.”(En-Nebe 27)
Prandaj muslimani patjetër duhet të gjejë kohë për t’u vetmuar me vetveten dhe të shikojë se ku gjendet dhe çka ka përgatitur për të nesërmen (Ditën e Gjykimit).
E jo sikur na sot vëllezër lije se nuk po i llogarisim punët tona,por cka është edhe më e keqja se tërë ditën po e kalojmë dhe e humbim kohën duke u marrë me hallet,noksonllëket dhe me dobësi e huaja,e nuk na mbetet aspak kohë që të merremi me problemet tona dhe me veten tonë dhe njëkohsishtë të përmisohemi.
Nga këta njerëz të këqinjë duhet të largohemi mos rijmë me ta dhe mos u bëjmë shoqëri,sepse këta janë shumë të dëmshëm dhe të rrezikshëm për shoqërinë tonë islame.
1) Këtyre lloj njerëzve kur ju thuhet ndihmoni muslimanët e varfër dhe jetimët,këta thonë le të punojnë vet ata,siç kam punu dhe kam fitu unë,çka më intereson për ata.Allahu xh.sh. nuk i ka bë krejt të njëjtë në këtë botë.
2) Këtyre kur ju thuhet ndihmoe ndërtimin e nji xhamie ose nji shkollës,ambulancës,rrugës,këta e dini çka thonë:
“Jo bre le ti ndrecin vet se mu nuk më intereson,ata vjedhin ata bëjnë kështu e ashtu”.
Ka thënë dijetari i njohur Malik ibn Dinari: “Me një njeri që ulesh dhe nuk përfiton diçka prej tij,largohu nga ai pa marrë parasysh se kush është.”
Pejgamberi sa.v.s.thotë në një hadithë të tij:”Asgjë nuk do të peshojë më rëndë dhe nuk do të jetë më me vlerë në mijzan në ditën e gjykimit se sa morali i mirë”.
Prandaj vëllezër besimatrë! Ata të cilë kanë kohë të miren me hallet dhe me noksonllëket e huaja ata edhe moralin e kanë të dobët,por cka është edhe më e keqja se nuk kanë edhe aspak fije turpi.
Sepse pejgamberi s.a.v.s.thotë:”Turpi është pjesë e imanit”
Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s.thotë:”Nëse nuk ke turp puno cka të duash”.
Vëllezër! Pasi që turpi-mbarja na qenka pjesë e imanit,atëhere vëllezër shtrohet pyetja përse na muslimanët këtë cilësi që e pasuron besimtarin dhe e bën të devotshëm krejtësisht e kemi larguar nga ne.
Hutben e sodit do e përfundojmë me disa këshilla të pejgamberit Llokmanit a.s.drejtuar birit të vetë:
Por me rëndësi është që edhe ne të marim mësim nga këto këshilla,sepse jemi shumë larg islamit të vërtet.
I tha Llokmani a.s. birit të vet:
1) “O biri im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen, dhe nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen”.
2) “O biri im,ki kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton, prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi”.
O vëllezër! Edhe na duhet të kemi kujdes se çka del nga goja jonë.Mos të flasim pa argumente pa fakte se nesër do të duhet të japim xhevap para Allahut xh.sh.në ditën e gjykimit.
Më duket se në kohën e sodit shumë zemra janë dobësuar,janë shtangur dhe janë prishur.Për arsye se këta zemra nuk e kuptojnë realitetin nuk e njohin Zotin as që e adhurojnë dhe as që e përmendin Allahun xh.sh. Vëllezër! E lusim Allahun Fuqiplotë që të na i zbus zemrat tona,të i mbush përplot me Iman dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.

utorak, 5. svibnja 2009.

Xhelal ef.Xhemaili: Hutbe:"Festimi i shëngjergjit është haram"

Hutbe: Xhelal ef. Xhemaili “Festimi i shëngjergjit është haram”
Në fillim të kësaj hutbes i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt,mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e resulullahit s.a.v.s,deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Në këtë hutbe e pamë të nevojshme dicka të flasim për temën, “Festimi i shëngjergjit është haram”.
Për fat të keq te na muslimanët sot e kësaj dite po ekzistojnë disa festa të huaja të cilat kanë gjetur përkrahje nga shumë vëllezërit dhe motrat tona musimane që aspak nuk i japin rëndësi kësaj pune e cila vetëm po na dëmton fetarisht dhe kombëtarisht.
Allahu xh.sh. në suren El-En’am ajeti 153,thotë:“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij”. (el-En'âm, 153)
Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja? Cilat janë ato adete apo tradita që nuk janë islame,dhe po festohen tek ne muslimanët,sidomos te ne shqiptarët.
Festat joislame janë: 1) Shëngjergji,2)Shën Valentini,3)Shën Mitri,4)Viti i ri (gregorian),4)Dita e gruas,e kështu me radhë.
Tash para nesh është shëngjergji i cili festohet më 6 maj.Kjo festë emrin e ka të krishter,por me prejardhe pagane si edhe festat tjera që i përmendëm më parë.Në përkthim shën-gjergji don të thotë: “Gjergji i shenjtë”,që simbolizon një figurë të shenjtë me karakter fetarë krishter.Këta festa pagane dhe krishtere në kohën e pejgamberit s.a.v.s. dhe te muslimanët e parë aspak nuk kanë ekzistuar,por për fat të keq në vitet që jetuan baballarët tanë dhe në këta vitet që sot jetojmë ne festohen me të madhe.Dmth. këto festa fatkeqe janë të futura te na muslimanët.Dhe ata të cilët janë bë sebeb-shkaktar për futjen e tyre në mesin e muslimanëve do të japin llogari para Krijuesit,Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.Për këtë pejgamberi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s.ka thënë:“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”. (Muslimi)Gjithashtu thotë pejgamberi s.a.v.s:“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)
Të gjitha këto festa që i përmendëm sipas islamit janë të ndaluara dhe na e kemi për borxh që krejtësisht të largohemi nga manifestimi i këtyre festave joislame,por e kemi për borxh që edhe familjet tona sidomos fëmijët tanë ti mësojmë që edhe ata të largohen nga këto gjëra të këqija dhe të dëmshme për ne dhe për gjithë popullin muslimanë.Do të mundohemi ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin kur’anor nr-2,të sures El-Maide ku Allahu xh.sh.thotë:“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara,e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)
Prandaj vëllezër! Duke marë parasysh të gjitha këto fjalë të Allahut xh.sh,dhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s,na duhet të mundohemi që njëher e përgjithmonë ti menjanojmë këta festa të dëmshme nga mesi jonë,dhe në mes veti duhet të ndihmohemi me punë të mira e jo me punë të këqija,sepse nesër do të duhet të dalim para Madhërisë së Allahut xh.sh dhe të japim llogari.Në fundë e lusim Allahun xh.sh.të na ndihmon që këta festa të huaja ti largojmë nga mesi jonë,dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.