ponedjeljak, 28. srpnja 2008.

Xhelal ef. Xhemaili: "Israja dhe Miraxhi"


ISRAJA DHE MIRAXHI

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

Të dashur vëllezër besimtarë!

Falëminderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut , Zotit të botrave.Salatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të bukur Muhammed mustafan,vulën e të gjithë pejgamberëve.Gjithashtu salatet dhe selamet qofshin mbi familjen e tij fisnike,mbi as-habet e zgjedhur si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e resulullahi s.a.v.s.deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë!
Edhe pak ditë jemi në prag të një dite të rëndësishme të pejgamberit s.a.v.s.Edhe pak ditë edhe ne muslimanët,në të gjitha vendet e botës do të jetojmë bashkë me të dërguarin e All-llahut xh.sh.,dhe do të përkujtojmë ditët e tija të vështira të thirjes së tij në rrugën e drejtë islame,rrugën e Zotit xh.sh.Ajo është nata e Isras dhe Miraxhit të Pejgamberit s.a.v.s.,natë kjo kur All-llahu xh.sh. e thiri Pejgamberin s.a.v.s. si mysafir të vetin për ti treguar se ate Zoti do ta mbrojë dhe fen islame do ta qet në dritë edhe nëse munafikët dhe pabesimtarët kët nuk e dëshirojnë.
Na lejoni vëllezër të ndershëm,që në ket kohë të shkurtë të ju spjegojmë me pakë fjalë se kur i ka ndodhë Pejgamberit a.s. Israja dhe Miraxhi,për çka dhe çfar qëllimi ka pas?
Vëllezër të dashur?
Deshi All-llahu xh.sh. që Muhammedin s.a.v.s. ta dërgoj Pejgamber të fundit tek njerzit që ata me i nxjerë prej territ në dritë,që me mësimet islame të jetojmë të lumtur në ket dunja dhe në Ahiret të jenë faqe bardh para All-llahut xh.sh.
Allahu xh.sh. tha për Pejgamberin s.a.v.s. “O Muhammed nuk të kemi dërguar për kurgjë tjetër,vetëm si mëshirë për njerzit”.
Vllezër musliman!

Ne të gjith e kemi ndëgjuar dhe e kemi mësuar nga historia islame se çfar mundime apo çfar tortura i bën mosbesimtarët Muhammedit s.a.v.s. kur filloi ta e përhap islamin.Pejgamberi s.a.v.s. edhe më tepër u befasua me vdekjen e axhës së tij Ebu-Talibit e pakë më vonë u befasua edhe me vdekjen e gruas së vet Hatixhes të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan Pejgamberin s.a.v.s. pa rezervë në çdo moment.
Kështu kur Muhammedi s.a.v.s. gati e humbi shpresën se islami nuk do të gjej vend në zemrat e njerzve,mu në ket moment më të vështirë,deshi Allahu xh.sh. dhe e nderoi Pejgamberin s.a.v.s. dhe e thiri mysafir të Vetin në Qiell për ti treguar atij dhe muslimanëve se Allahu xh.sh. është në anën e tyre nëse ju përmbahen rregullave të Tija.Pra Israja dhe Miraxhi kan ndodhë mu atëher kur Pejgamberi s.a.v..s. ka qenë më se i nevojshmi për ndihmën e Allahut xh.sh.,që ai të jetë edhe më stabil në thirrjen islame.
Vllezër besimtarë!
Kjo është njëra prej muxhizeve (ngjarjeve të jashtëzakonshme) të Muhammedit s.a.v.s, krahas muxhizes më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur’anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet i paarritshëm e i papërsëritshëm. Sipas shumicës së historianëve, kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 27-të të muajit Rexhep, një vit para se Muhammedi s.a.v.s. të shpërngulej prej Mekkes për në Medine. Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhëtim nate prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore), përmendet si në Kur’an ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s.a. Në Kur’an një kaptinë e tërë quhet el-Isra, në ajetin e parë të së cilës All-llahu xh.sh. thotë:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.”( El-Isra 1 )
Në këtë ajet përmendet vetëm njëri udhëtim, Israja, kurse për Miraxhin flitet në suren en-Nexhm, ajetet 1-18:.Kurse ne do të e përmendim vetëm ajetin e 18 ku Allahu xh.sh. thotë: “Ai (Muhammedi) vërtet,pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” Kuptohet këtu bëhet fjalë për Muhammedin s.a.v.s. kur ishte në Miraxh.
Vëllezër besimtarë!
Me pak fjalë mundë të themi se Israja dhe Miraxhi i Pejgamberit s.a.v.s. janë përforcim i zemrës së tijë dhe para pregatitje për xhihad dhe luftë të mëvonshme për përhapjen e islamit.Gjithashtu kjo është një provë për të vërtetuar se kush është musliman i vërtetë e kush munafik dhe dyftyrsh.
Vllezër besimtarë!
Ne duhet të marim shembull në Pejgamberin s.a.v.s.,sikur që Kur-ani a.m.na tregon: “Ju në Pejgamberin a.s. keni shembull të mirë”.
Pra edhe ne vllezër besimtarë!
Duhet të marrim shembull në vet pejgamberin s.a.v.s. dhe në shokët e tijë,të cilët për ta e mbrojtur islamin dhe ligjet e tijë e dhan pasurin dhe jetën e tyre që vetëm e vetëm të lulëzojë dhe të mbijetojë islami.Kur ata kët emanet të Zotit e kanë kryer me nder,mu në atë kohë më të vështirë,atëher edhe ne sotë jemi para nji provimi të madhë,se besën që ia kemi dhënë Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit tonë Muhammedit s.a.v.s.kemi me e mbajtë qysh i ka hije.Nesër në ditën e gjykimit mundim ti themi Allahut xh.sh. se për fen islame dhe Kur-anin nuk kemi kursyer as jetën e as pasurin,duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se në Ahiret Allahu xh.sh. ka me na dhënë sevapin për punën që e kemi bërë në ket dunja.
Vllezër besimtarë!
Në fundë të kësaj hutbes ju informojm se kët vit nata e Miraxhit është me datë 29-07-2008 dita e martë nata e mërkur (nata e 27 me kalendarin e hixhretit).
Vllezër besimtarë!
Ky është kuptimi i shkurtër i hytbes „Israja dhe Miraxhi“,e Allahu xh.sh. na bëftë hidajet në rrugën e drejtë islame.AMIN.


Hutbe:
Nga Xhelal ef. Xhemaili,Sedllarcë

petak, 25. srpnja 2008.

Hafsa Xhemaili: "Pirja e duhanit haram,pse?

Pirja e duhanit haram,pse?
Përktheu: Hafsa XHEMAILI

Dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi s.a.w.s është i dërguari Tij, nënkupton se muslimani është i gatshëm t’i zbatoj të gjitha urdhërat e Allahut, dhe Pejgamberit s.a.v.s.Islami është feja e Allahut, e shpallur me përmbledhje ligjesh, e dispozitash, konkretisht islami paraqet programimin e jetës së muslimanit, duke ia treguar dhe sqaruar të mirën dhe të keqen, në Kur’an thuhet: “ Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët “ ( Beled - 10 )
Pra, a është haram pirja e duhanit???Së pari ti shohim efektet e duhanit:Duhani është vrasës ngase: shkakton kancer në mushkëri, shkakton tuberkulozë, sëmundjet e zemrës etj, ndërsa Allahu na drejtohet në Kur’an.’’ Dhe mos e mbytni veten tuaj ’’ ( EN-Nisa-29 )
’’ Mos e hidhni veten në rrezik ’’ ( El Bekare- 195 )
Kto dy ajete Kur’anore e bindin një arsye të shëndosh se pirja e duhanit është haram.Pirja e duhanit është shpërdorim i pasurisë, e shpërdoruesi i pasurisë qortohet në Kur’an ’’ Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij ’’ ( Isra/ 27 ) Ai që pin duhan është i padrejtë ndaj vetes, ndaj familjes, duke e djegur ngapak shëndetin e tij, dhe arkën e familjes.Duhanpirësi është shkaktarë i së keqes, sepse pin haptazi, në publik dhe kshtu i nxit edhe tjerët në pirje të duhanit.Pirja e duhanit shkakton shumë vështirësi, sidomos gjatë ramazanit, e bën agjëruesin të padurueshëm, ia vështirson edhe namazin, duke i shkaktruar probleme të frymëmarjes.Duhanpirësi i vjen erë e keqe, rrobave të tij, veturës etj...Nga pikat e lartëpërmendura kuptohet se duhani është lëndë e rrezikshme, andaj edhe është haram pirja e tij. Për ata që e pijnë duhanin, luteni Allahun tju ndohmoj të mos bëheni skllevër të duhanit. Mos u bën skllav i asaj lënde që e djeg shëndetin dhe pasurinë tënde.

Përktheu nga anglishtja: Hafsa XHEMAILI

Xhelal ef. Xhemaili: "Dhikri" ( të përmendurit e Allahut xh.sh)


Hutbe: Dhikri ( të përmendurit e Allahut xh.sh )
Falenderimi i takon All-llahut xh.sh.Krijuesit të gjithësis. 0 Zot, fale krijesën më të ndershme, Muhammedin alejhis-selam.Përshëndetjet tona qofshin për njerëzit e Tij të zgjedhur dhe të devotshëm. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut xh.sh. Dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s.është rob dhe i dërguar i Tij.
Vëllezër besimtarë!
Allahu xh.sh.në suren El-Bekare ajeti 152 thotë:
“Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim), më falenderoni Mua, e mos më Mohoni.”(Bekare, 152).
Në vazhdim do të përmendim disa ajete dhe disa hadithe të Muhammedit s.a.v.s. të cilët flasin për vlerën e dhikrit-të përmendurit e Allahut xh.sh dhe frigërrespektin që duhet të kemi ndaj Allahut xh.sh.ne si besimdrejtë…
All-llahu Fuqiplot në Kuranin famëlartë në suren El-Bekare ajeti 200,thotë:
“E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përkujtoni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile edhe më fortë…''(Bekare, 200).
Poashtu Allahu xh.sh,në suren Nur ajeti 37,thotë:“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-Ilahun,për ta falur namazin dhe për të dhënë zeqatin...''(Nur, 37).
Për të përmendurit e All-llahut xh.sh.pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“A doni t'u tregoj për veprën më të mirë, më të dashur tek All-Ilahu,me të cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, vepër më e dobishme se sa shpenzimi i arit dhe të hollave (sadaka sh.p.), më e dobishme se sa ta fitoni armikun? Thanë: Po, si jo. Pejgamberi s.a.v.s.tha: Të përmendurit e All-llahut (dhikri).”
Transmetohet se Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s.ka thënë: “Shembulli i atij që e bën dhikër All-llahun dhe atij që nuk e bën është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.''
Vëllezër të nderuar!
Dhikri don të thotë të përmendurit e Allahut xh.sh. pa mar parasysh në çfar mënyre bëhet ajo,dmth.me gjuhë me zemër me shpirt,duke e kujtu dhe duke e përmend Allahun xh.sh. duke thënë:Lai lahe il-lallah,EL-hamdulil-lah,Sub-hanellah,Allahu-Ekber etj.
Kur Davudin a.s. e vizitonin njerëzit, mendonin se ishte i sëmurë, mirëpo ai s’kishte gjë, përveç frikës së madhe ndaj All-llahut.Edhe pse ata nuk ishin gjunahqar,nuk ishin të pamoralshëm, as ishin njerëz që pinin alkool dhe as që dëgjonin muzikë tërë natën e as nuk ishin prej atyre që e linin namazin? Jo, ata ishin prej atyre që më tepër e adhuronin All-llahun,duke i bërë dhikër.
Sulejmani a.s. kur ishte i sëmurë,ai vujti shumë vite,por nuk iu lut Allahut xh.sh qa ta shëron,por kur krimbat fillun t’ia hanë gjuhën,atëhere,Sulejmani a.s. iu drejtua Allahut xh.sh.me këtë lutje dhe i tha:
“O Zot ma mbrojë gjuhën nga krymbat,që të kem mundësi Ty të të kujtojë“.
Pejgamberi s.a.v.s.dhe shokët e tij e kishin të garantuar Xhennetin por përsëri kishin frigërrespekt All-llahun dhe e madhëronin Atë duke i bërë dhikër, kurse sot disa nga njerëzit që e kanë imanin e dobët edhe kur bëjnë gjunahe i shkelin urdhërat e All-llahut ata qeshin-tallen,nuk i japin rëndësi asaj që veprojnë dhe mendojnë; nuk i japin rëndësi faljes së namazit që është shtylla e fesë,nuk I japin gjithashtu rëndësi edhe obligimeve tjera fetare.
Kjo ndodhë për shkak se zemrat e tyre janë forcuar dhe verbuar duke shkuar pas kënaqësive të kësaj bote dhe bukurive të saj. Kështu nuk ishte me të parët tanë të mirë. Ajo gjeneratë kishte Islamin në zemër dhe punonte vetëm për të.
Megjithëkëtë, kishin frigërrespekt ndaj All-llahut aq tepër,aqë Ebu Bekri r.anhu thoshte:
"Ah, sikur të isha një dru i thjeshtë i parëndësishëm" d.m.th. shpresonte të ishte diçka që s’jep llogari përpara All-llahut edhe pse ai e kishte të garantuar Xhennetin qysh në këtë botë.
Omeri r.anhu kur dëgjonte ndonjë ajet kur’anor,në të cilin përmendej dënimi i All-llahut sëmurej dhe binte në shtrat me ditë të tëra. Njerëzit kur e vizitonin mendonin se ishte i sëmurë, e ai në realitet vuante jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të frikës dhe rrespektit të madhë që kishte ndaj All-llahut xh.sh.. “Një ditë mori një grusht dhé në dorë dhe tha: "Ah, sikur të isha si ky dhé,të mos më kishte lindur nëna, e të mos isha përmendur".
Ata ishin shëmbëlltyra më e mirë e Islamit, njerëzit që kthyen faqen e historisë dhe e ndriçuan atë. Nuk i frigoheshin askujt përveç All-llahut,nuk adhuronin askend tjetër përveç Allahut xh.sh sepse ashtu i kishte urdhëruar Krijuesi i tyre në Kur’an.
Edhe ne vllezër të nderuar ! Duhet të marim shermbull më të mirë në ata.
Dhe më në fund e lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe me cilësit e Tij të larta të na dhuroj durim dhe frigërrespekt ndaj Allahut Fuqiplot.
Më në fundë këtë hutbe do ta e përfundojmë me lutje duke iu lutur Allahut xh.sh.:
1.O Zot! fal mëshirë e paqe mbi pejgamberin s.a.v.s. dhe familjen e tij,dhe begatoi ata, ashtu siç hodhe mëshirë, paqe e begati mbi Ibrahimin a.s,dhe pasardhësit e tij. 2.O Zot! Përfshij në kënaqësinë Tënde të pafund tërë shokët e zgjedhur të pejgamberit Tënd Muhamed,( Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun) dhe të gjithë sahabet e tjerë dhe na bashko neve me ata në xhennet në botën e ardhshme të Ahiretit.3.O Zot! Forcoje fenë Islame dhe poshtërsoji armiqtë e saj. Ndihmoj muslimanët kudo qofshin dhe dhuroi atyre fitore të shpejtë.4. O Zot! Mëshirojë të gjallët dhe të vdekurit tanë bëni magfiret ,sepse Ti je i vetmi Ai që falë.AMIN.

Hutbe: E pregaditi: Xhelal ef. Xhemaili,imami i xhamisë Sedllarcë.

Hafsa Xhemaili: "A më don për hirë të Allahut???


Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI
Ebu Hurerja transmeton se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: " Allahu në ditën e llogarisë do të thotë:" Ku janë ata që kanë dashur njëri tjetrin për hirë të Madhështisë Time'' ? Atë ditë ata do të jenë nën hijen e Allahut, ku nuk do të ketë hije tjetër pos hijes Tij " ( Sahih Muslim 2566 )
Poashtu kemi hadithin e Pejgamberit s.a.v.s : "Shtatë persona Allahu do t'i marrë në flladin e Tij atë ditë ku nuk do të ketë hije tjetër tjetër përveç hijes së Allahut. Ata janë: - sundimtari i drejtë, - I riu që është rritur në ibadet dhe i është nënshtruar Allahut - Njeriu zemra e të cilit është lidhur për xhaminë që nga dalja prej saj e deri në ardhjen e sërishme të falë namazin e radhës, - Dy njerëz që duhen mes vete e shoqërohen dhe ndahen për hire të Tij ( dhe kështu kanë kaluar deri në vdekje ) - Njeriu që vetmohet në ibadet dhe meditim, dhe ashtu në vetmi duke e përmendur Allahun sytë e tij lotojnë - Njeriut që i vardiset një grua e bukur e ai i përgjigjet: - Unë i frikësohem Allahut, Sunduesit të Botërave, dhe - Njeriu që ndanë sadakë fshehurazi, ashtu që dora e majtë mos e dijë çka bën e djathta".
Pra në hijen e Allahun do të kenë vend dy personat që duhen për hirë të Tij. Dashuria është ndjenjë e lartë, dhe parasëgjithash paraqet bazën pas të cilës qëndron një miqësi apo lidhje e sukseshme. Kur kjo dashuri është për hirë të Allahut edhe shoqëria në përgjithsi korën të mirat e asaj miqësie. Në një hadith tjetër Pejgamberi s.a.v.s thotë: '' Njerëzit më me vlerë tek Allahu janë njrëzit, që nuk janë as profet e as dëshmor, por vetë profetët dhe dëshmorët ua kanë zilinë, dhe ata kanë një posit të lartë tek Allahu. Atëherë shokët iudrejtuan Pejgamberit s.a.v.s: Na trego pra kush janë ata njerëz, Pejgamberi s.a.v.s u përgjigj: " Janë ata persona që janë dashur vetëm për hire të Allahut " Fytyrat e atyre do të ndriçojnë, Ata nuk ndjenjë frikë kur të tjerët e ndjejn, për ata nuk ka pikëllim, mërzitje, e pakënaqësi. Pastaj e lexoj ajetin kur'anor : " Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje " ( Junus / 62 ) Mirëpo për të qenë kjo dashuri e pastër duhet të plotësohen disa kushte: - ta duan njëri tjetrin sinqerisht, dhe të urojnë më të mirën për njëri tjetrin. Pejgamberi s.a.v.s thotë: "Nuk je besimtar i vërtetë derisa të duash për shokun atë që don për veten " ( Sahihul Buhari 13 Sahihul Muslim 45 ) - Ata i bashkangjiten njëri tjetrit në gëzim, hidhërim, e durim, poashtu ata e këshillojnë njëri tjetrin, Të dy pajtohen me të drejtën dhe zemërohen me të padrejtën, dhe e udhëzojnë njëri tjetrin në të drejtën. Në Kur'an thuhet: " "Pasha kohën ! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin të jenë të durueshëm " ( Asr-1 – 3 ) ''
"Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin e japin zektatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'I mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes i urtë. " ( Teube / 71 ) - Dashuria kompletohet atëherë kur të dy largohen nga njëri tjetri, kur mungojnë për një kohë të gjatë, atëherë kjo dashuri rritet dukë bërë dua, duke e lutur Allahun për njëri tjetrin, dhe kuptohet të mos mungon kontakti i kohëpaskohshëm. Pejgamberi .s.a.v.s thotë se lutja që e bën vëllau për vëllain nuk kthehet prapa. Ne kët lutje bashkangjiten edhe melaiket duke thënë: AMIN, ashtu qoftë edhe për ty. - Ata janë të gatshëm t'ia falin gabimet njëri tjetrit, nuk folin keq, dhe nuk e përqeshin njëri tjetrin, nuk shahen, dhe nuk i shpalosin sekretet e njëri tjetrit. Pejgamberi .s.a.v.s në një hadith thotë: " Nuk i lejohet një muslimani ta shqetsoj vllain e tij në fe ".

utorak, 22. srpnja 2008.

Kujtime nga Medreseja e femrave në Tetovë

Kujtime nga Medreseja e femrave në Tetovë

A thua ?! A thua. ecëm hapave të jetës nëpër katër vite, katër dimra, katër pranvera dhe katër vera? Dhe nga adoleshent u rritëm u poqëm u skalitëm e u mësuam? Po mundimet e kësaj cope të jetës nuk na gjunjëzuan, ishim kaherë të luhatshëm por s'u thyem.
Ashtu kryelartë çaluam, vrapuam por kurrë nuk u penguam. Katër vite, katër sprova, katër copëza jete dhe katër suksese. Sa mallëngjim, sa prekje, sa gëzim, sa ethe sa suksese.
Po kush jemi ne tani ?? Mos jemi ende të papjekur ?! Nuk e dijë, por e di se portretet tona flasin dhe do flasin se kemi qenë dhe jemi brezi i cili ka ditur të ballafaqohet me betejat e së keqes dhe sot e vërteton këtë, pasi një shoqëri e mrekullueshme pati zanafillen ne këtë medrese..
Ishte përkrahja e mbështetja shoqërore që lehtësonte çdo situatë të ndërlikuar e të vështirë, që shtonte argëtimin e zbavitjet. E tash jemi maturante, na presin shumë provime të reja, ndër ta edhe ai i dhënies së matures më i dashuri për ne. Të jemi të gatshme t`ia falim gabimet njera tjetres, kështu do të ndjehemi më mirë dhe më të lumtura. Të jemi krenare, të guximshme, dhe më të guximshme, pasi jeta na ofron një sfidë për të provuar guximin..
Koha kërkon më shumë se shumë, të paktën të shkojmë bashkë me të se nuk e dijmë se çka ka pergaditur jeta për ne, por të sigurt se pas vetes po lëmë përjetimet e kujtimet më të ëmbla që do ti bartim në zemrat tona e do na ndjekin në çdo hap të jetës e do mbasin të skalitura gjithmon..
Me ose pa dashje erdhi fundi, më shtatori nuk do të simbolizoj hapjen e dyerve të shkollës për të na pritur plot gjallëri e buzëqeshje. Medreses e momenteve të kaluara bashkë po u themi LAMTUMIR. PAQË, PËRGËZIME SUKSESE .

Nga: Hafsa XHEMAILI (maturante ne medresen e femrave ne Tetovë)

ponedjeljak, 21. srpnja 2008.

Duaja e jasinit në gjuhën shqipe


Duaja e jasinit në gjuhën shqipe

Falemenderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut xh.sh.Krijuesit të botërave.Salatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut Muhammedin s.a.v.s,gjithashtu mbi familjen e tij fisnike,mbi shokët-as-habët e tij besnik,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën rrugën e pejgamberit dhe do ta ndjekin deri në ditën e gjykimit.
1.O Zoti ynë, prano prej nesh veprat tona Ti din dhe dëgjon gjithëçka, prano pendimet tona, Ti je Ai që pranon dhe fal shumë.
Na udhëzo kah e drejta, Na udhëzo në rrugën e vërtetë, për hir të jasinit na i fal gabimet dhe na i mbulo të metat tona, shpëtona o Bëmirës dhe Mëshirues i Mëshiruesve, vetëm Ty të lavdërojm o Zot i botërave.
2.O Zoti ynë,pas pranimit të leximit të Kur’anit dhe jasinit,bënja hedije shpirtit të pejgamberit tanë dhe shpirtërave të familjes së tij të ndershme dhe fisnike,as-habëve dhe pasardhësve.le të jetë Allahu xh.sh.i kënaqur me ne dhe me ata.
3.O Zoti ynë,këtë leximin e jasinit hedije ia bëjmë edhe shpirtërave të baballarëve tanë,nënave tona ,motrave tona,fëmijëve tanë,të afërmëve –farefisit,shokëve tanë,mësuesve tanë,si dhe të gjithë besimtarëve-muslimanë qofshin të gjallë apo të vdekur.
4.O Zoti ynë,Mëshirues i mëshiruesve,shprehim dëshirat tona që Muhammedin s.a.v.s. ta shpërbleni me shpërblimet më të çmueshme që gjinden në Madhërin Tënde.
5.O Zot ynë,i lutemi Madhërisë Tënde që të na përgjigjesh në lutjet tona,dhe na i bën kabull,sepse mëshira Yte është e pakufishme.Amin


Përktheu nga boshnjakishtja: Zemrije Xhemaili

subota, 19. srpnja 2008.

Xhelal ef. xhemaili: "Tevbeja-pendimi"


Hutbe: “Tevbeja-pendimi”

Falenderimet i takojnë Allahut,Zotit të botërave.Vetëm Atij i falemi,Atij i nënshtrohemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë,që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falemenderohemi Allahut që na ka bë besimtarë,dhe që na bëri ummeti i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të).Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër besimtarë!
Allahu i Madhëruar në një ajet Kur’anor thotë:
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Kur’ani a.m. në shumë vende,por edhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s qart na tregojnë se Allahu xh.sh. njeriun e ka krijuar ia dha formën më të përsosur dhe më të bukur dhe mendjen për t’i bë respekt,apo nderim Allahut xh.sh,Krijuesit të botërave,dhe për t’ia aritur këtijë qëllimi njeriut i duhet feja e cila është ushqim shpirtëror për njeriun.
Vëllezër besimtarë!
Allahu xh.sh. na thirën neve për në rrugë të drejtë me anë të së cilës fitohet edhe xhenneti nëse e ndjekim atë,dhe Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:
“All-llahu thërret për në Xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.”(Junus,25)
“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.”(Junus,26)
“E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.”(Junus,27)

E vërtet është se me gjithë krejtë çka na ka dhënë Allahu neve don të na e lehtësojë,dëshiron ndaj neve të jetë i mëshirshëm dhe fisnik,mirëpo një numër bukur i madhë nga njerëzit nuk duan t’i përgjigjen, nuk duan t’i përmbahen asaj që Allahu e ka parapa dhe prandaj bien në shkatërim,enden rrugëve të gabuara,njëri tjetrit i bëjnë zullum dhe padrejtësi në mënyra të ndryshme.
Edhe përkundër devijimit të tyre thirja e besimit gjithnjë i thëret që t’i kthehen Krijuesit të tyre.Kënaqësia e Allahut, për shkak të kthimit të njeriut të humbur te Ai, është e papërshkruar.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin (tevben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e i humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt” duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë”. (Muslimi)
Vëllezër besimtarë!
Nuk ka njeri pa gabime,sepse njeriu është sikur një puntor që punon në mulli ose në fabrikën e çimentos,dhe nuk ka shansë që ai mos të zhytet me pluhurin e miellit apo çimentos.Prandaj mos ta humbim shpresën tek Allahu xh.sh,por të mbledhim fuqi dhe sa ma parë sa nuk është bërë vonë të bëjmë tevbe-pendim,sepse dyert e teobes gjithnji janë të hapura te Allahu xh.sh. për njerëzit.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë”. (Zumer, 53-54)
Këtij pendimi nuk guxon të i mungon nijeti i sinqertë njëashtu vendosmëria dhe vullneti i flaktë,pas të cilës njeriu nuk guxon përsëri të kthehet në paregullsi morale dhe erësirë prej të cilës ka dalur.Por duhet të jetë nji kthim triumfal të cilit i gëzohet Allahu xh.sh. dhe njiherit është edhe fitore e njeriut mbi dobësitë e veta, t’i shkulë rënjët e gjinaheve dhe pasioneve të veta dhe të marë një drejtim të imanit, bamirsisë dhe rrugës së drejtë.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë”. (Tirmidhiu)
Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi, se tevbeja (pendimi dhe largimi nga gjunahet) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte.
1. Ai duhet që menjëherë të largohet nga mëkati,
2. Duhet që me zemër të bëhet pendimi për kryerjen e tij.
3. Duhet që paluhatshëm të vendoset që asnjëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.
Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri atëherë pendimi ka katër kushte: tre që i përmendëmj më parë dhe (i katërti) borxhin t'ia kthejë atij që i ka borxh. Nëse borxhi është i natyrës materiale atëherë të njëjtin ia kthen, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mundësojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të cilin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor-atëherë do t'ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar.
Vëllezër besimtarë!
Do ta përfundojmë me nji ajet Kur’anor ku Allahu i plotfuqishëm thotë:
“O ju që besuat, kini frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, por vetëm duke qenë myslimanë (besimtarë)“ (Ali-Imran:102)
Prandaj vllezër besimtarë!
Secili prej nesh sa jemi gjallë dhe kemi mundësi duhet të bëjmë teobe-pendim nga gjynahet tona,dhe njiher e përgjithmonë ti drejtohemi islamit të pastër duke i aplikuar-duke i çuar në vendë të gjithë urdhërat e Allahut Fuqiplot,për arsye se jemi lindë musliman duhet të jetojmë si muslimanë dhe duhet të vdesim si muslimanë të vërtetë,për ate se nëqoftëse nuk punojmë kështu neve na pret denim i rëndë në ket botë kalimtare dhe gjykim i gjatë dhe i vështirë në Ditën e Gjykimit,kur do të dalim para Allahut Fuqiplot.
Më në fundë vllezër i bëjmë dua-lutje Allahut Fuqiplot që të na falë neve,familjet tona dhe të gjithë muslimanët pa marë parasysh se ku jetojnë ata.Allahu na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe: E pregaditi Xhelal ef. Xhemaili,fsh. Sedllarcë

ponedjeljak, 7. srpnja 2008.

Amra Xhemaili: " A e duam pejgamberin s.a.v.s.më tepër se vetveten??

A e duam Pejgamberin s.a.v.s. më tepër se vetveten??
Si filim dua që cdonjëri t`ia parashtroj vetes k`të pyetje: A e duam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? Çdokush le t`ia parashtroj vetes k`të pyetje.Nëqoftëse përgjigjesh ,po e dua Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem),atëher duhet ta dish se dashuria ndaj tij ka disa detyrime.Pra se ta shfaqësh dashurinë tënde ndaj Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)pyete veten: A e përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? A e praktikon atë që ai ka urdhëruar? A I jep përparësi urdhërit(porosive)të Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) apo mendimeve dhe dëshirave tua? Etj…Lexues I nderuar! A edin ti se kur muslimani përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)All-llahu i`a kthen shpirtin Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) që t`i kthej selamin atij që e përshëndet.Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:”Kur muslimani më përshëndet me selam All-llahu ma kthen shpirtin që t`ia kthej selamin.”(Transmeton Ebu Davudi). Kur ti thua: “Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”,një melek shkon te Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe I thotë: “filani,i biri i filanit të përshëndet me selam.”Vallë!!!Ti a nuk don që të pranosh``selam``nga Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)më I dashuri I All-llahut? Në realitet kështu duhet të jenë lidhjet tona me të Dërguarin e All-llahut,lidhje të forta e të qëndrueshme.
Lexues i nderuar! Athua,nuk e meriton i Dëguari i All-llahut që ta duam më shumë sesa fëmijët,bashkëshortet,vetveten dhe sesa të gjithë botën dhe gjithë cka në të?Përcillet nga Enesi që thotë: Pejgaberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk do të jetë besimtar dikush nga ju përderisa unë të jem më i dashur tek ai se sa prindërit e tij,fëmijët e tij dhe se të gjithë njerëzit".(Buhariu).Shih se sa të nevojshëm do të jemi për Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) Ditën e Gjykimit,kur për herë të parë dotë takosh Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe me lejen e tij do të pish nga burimi I pashtershëm “KEUTHERI” dhe pas kësaj nuk do të shtohet etja kurrë.Thuaj vetes,”o vetja ime”deri kur kështu,deri kur do të vazhdosh që të lësh anash dashurin ndaj të Dërguarit,deri kur do t`u japësh përparësi epsheve? Përderisa ai të mos jetë më i dashur edhe se prindërit,fëmijët,pasuria,vetvetja dhe se gjithë njerëzit,kjo do të thotë se nuk është I plotësuar besimi.Të ndalemi te një tregim: “Një here Omer ibën Hattabi ishte duke ecur me Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), deshi t`ia zbusë zemrën Omerit r.a. dhe e kapi për dore dhe vazhduan të ecin.Omerit r.a. iu dridh trupi nga ky gjest që bëri Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe i tha: O I Dërguari I All-llahut,unë të dua ty më tepër se cdo gjë,përvec vetes sime. Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i thotë:” Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im,derisa të jem më I dashur edhe se vetja jote”. Mendo rreth kësaj.Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nuk u pajtua me Omerin r.a. ndaj tij derisa atij nuk i`u ndryshua zemra,ajo tregon drejtësin dhe qartësinë e të folurit dhe u deklarua se Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është më i dashur te Omeri edhe se vetja. Omeri r.a. nuk foli derisa nuk e vërtetoi se pse duhet që Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të jet më I dashur edhe se vetja.Kur atij ju kujtua Dita e LLahtaris së Madhe(Dita e Gjykimit) dhe për cilin do të ket nevojë atë ditë,pastaj i`u kujtua Xhenneti ku nuk do të mund të hyjë me veprat e veta pos me dashurinë ndaj Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu bë e qartë se për të do të ket më tepër nevoj,prandaj edhe e deshi më shumë se veten.“MBJELL NË CDO SEKOND NJË TESPIH,NË CDO MINUT NJË IDE, NË CDO ORË NJË VEPËR”…Aid el-Karni"
Nga: Amra XHEMAILI( I-A)

subota, 5. srpnja 2008.

Shpirti i ummetit është arsimi




Shkruan: Ajla XHEMAILI( klasa e 5)

Fjala arsim do të thotë:edukim i brezave të rinjë.Sepse arsimi është një edukim për çdo ummet.Të gjithë njerëzit duhet të punojnë për ummetine tyre. Lumturia gjendet mu në të , në ummetin.Pa arsim njerëzit do të ishin të hutuar në këtë botë dhe nuk do të dinin se ç`është leximi.Për tu arsimuar një i moshuar është shumë vonë , sepse ai ka kaluar kohën e rinisë,dhe mendja e ti nuk është njëjtë si mendja e një të riu.Njeriu sa është i ri duhet pak të mendoj:”Mos vallë jam gabim që nuk mësoj e nuk punoj për të arritur gjënë e vlefshme”!!!...Pastaj kur të plakem ndoshta s`kam forcë dhe mendje për tu arsimuar!!??..Prandaj:”Ooo njerëz dieni se arsimi ua sjellë dijen dhe mençurinë!!!”.Nëqoftëse ne prej fëmijërie nuk shkojmë në shkollë për tu arsimuar atëher çka presin gjeneratat tjera që do vijnë pas nesh.??A nuk i shikoni shumicen e pleqëve që nuk dijnë edhe ç`është shkrimi se në kohën e rinisë së tyre ato nuk janë munduar të mësojnë ose edhe nuk kanë pasur mundësi që të shkollohen .Një ummet i pa edukuar nuk mund të jetë i lumtur..“Se edukim,kultura,mësimi,intelegjenca gjenden në “arsim”...” dhe IMAN...

četvrtak, 3. srpnja 2008.

Amra Xhemaili: "Edukata Islame"


Edukata Islame

Edukimi është një formë e vecant,e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për qëllime të posacme,sepse në qoftëse njeriu nuk merr edukatë,ai apo ajo do të rritet në një mënyrë ashtuqë të jetë i pa dobishëm për shoqërinë dhe qëllimet tona.Ne e sajojm njeriun që kur të rritet,ai apo ajo të jetë i dobishëm për shoqërinë. Prindërit janë shkakëtar që sjellin fëmiun në k`të botë,prandaj ato janë të detyruar që përvec ushqimit dhe veshmbathjes ta pajisin fëmiun e tyre me arsimim,edukatë të pergjithshme dhe edukatë fetare. Edukata është fytyra më e pastër. Thotë shkrimtari dhe filozofi gjerman Gëte:” Është dëshirë e përjetshme e baballarëve të shohin të realizuar te bijt e vet dy jetë:atë që u takon vetë bijëve dhe atë që kanë lënë pa realizuar në jetë vetë baballarët.” “Po të ishin nënat e edukuara edhe fëmijët e tyre do të lindnin të edukuar..”
Fëmijët janë pasqyrë e prindërve,nëse ato shohin tek fëmijët gjëra që nuk ju pëlqejn thënë shkurt mosedukim le të kthehen dhe ta edukojn veten duke lexuar libra të veçanta per edukimin e fëmijëve,të mos bëhet vonë pasi riedukimi është më i rëndë sesa vet edukimi.(O njeri,që e pandeh veten për njeri,lexo vetveten). A ka gjë më të bukur sesa kur shohin prindërit të mbjellur në shpirtërat e femijëve të tyre edukatën e si rezultat i kësaj ato e harmonizojn ditën me punë që e kënaqin All-llahun??!!! A nuk është fakt se cdo gjë kur të shtohet lirohet përvec edukatës e cila saherë shtohet bëhet edhe më e shtrenjtë.Bujaria,mëshira dhe durimi janë vityte të njeriut të edukuar mirë thotë(Hasan el-Basri,në librin e tij”NDJEJ SHUSHURIMëN MIKUN NUK E SHOH”) D.m.th. Njeriu i edukuar mirë njihet përmes bujaris,mëshirës dhe durimit.Kurrë të mos mendoj ndonjë prind se rrobat dhe ushqimi janë gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut tënd,gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut është EDUKATA-përkatësisht “Edukata Islame”.Islami sot ka nevojë pë student të suksesshëm në mësime,ka nevojë pë shkenctar që të ndikojn në zhvillimin teknologjik e mbi të gjitha ka nevojë për nëna të suksesshme në edukimin e fëmijëve.
O ju prindër ! Nëse doni që jetën tuaj ta kaloni(jetoni) me nderime,respektime të ndërsjellta,mbjelle tek fëmiu yt edukatën dhe mirëkuptimin,kushtoni kujdes të veçant sidomos edukatës fetare sepse një gjë të tillë e kërkon besimi islam.All-llahu në Kur`anin famëmadh thotë:
“O besimtar ! Ruani vetveten dhe familjen tuaj nga zjarri.” Nëse prindërit fëmijët e tyre i edukojn në frymën islame dhe i udhëzojn të kryejn vepra të mira dhe fisnike,me atë i kanë mbrojtur prej zjarrit njëkohësisht prej vetes kanë hekur një përgjegjësi të madhe.Në të kundërtën,i pret dënimi i All-lllahut xh.sh. Dihet se çdo prind përpiqet që fëmijëve të vet tu lë miraz(trashëgim).Këtë askush nuk do ta sheh për të madhe mirëpo Muhammedi(Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë:”Babai nuk mund ti dhuroj fëmijës së tij dicka më të mirë sesa edukata e mirë” , “Fëmijët e edukuar mirë janë një kapital i madh dhe pasuria më e madhe.E kush ka fëmijë të mirëedukuar nuk duhet t`i frikësohet varfëris në pleqërin e vet.Fëmijë e rritur dhe të edukuar janë pensioni më i mirë.” Madhëria e njeriut fisnik është edukata e tij,ndërsa devotshmëria e sinqert është prejardhja e tij(Hasan el-Basri).
Fëmiu është një pupël në shkretëtir që era e lëviz....
Ibn Kajjimi thoshte: “O ti me vullnet të dobët.Kjo është një rrugë në të cilën u thinj Nuhu plot 950 vjet.U therr në k`të rrugë Jahja,u sharrua me sharr Zekerijahi,u hodh në zjarr Ibrahimi dhe u torturua Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)kurse t`i kërkon Islam të kollajt dhe të leht që të të vijë te këmbët !!!

Nga:Amra XHEMAILI-Sedllarcë